E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi prane rikthimit: Alternativat Milan dhe Juventus

Aurel Borici – Top News
Trajneri kampion i botës me italinë, Marcelo Lipi me shumë gjasa nuk do të jetë më i papunë për shumë kohë, pasi dy nga klubet kryesore të Serisë A, e kanë vendosur në shënjestër për pankinën. Milani dhe Juventusi janë alternativat që po bëhen cdo ditë e më të qarta për të synuar emrin e teknikut nga Viarexhio, si hapi i parë drejt ringritjes.
Kuqezinjtë e Milanos kanë ndërmend ndërrimin e trajnerit Anceloti për sezonin që vjen, pasi vetë protagonisti kërkon ambient të ri dhe pse ka deklaruar në publik se nuk do largohet. Anceloti ka një kontratë deri në 2011 me 4.6 milionë Euro në sezon, por një kampionat tjetër mund të bëjë që të lërë Milanin në vitin e tij të shtatë.
Një pohim i bërë në një klimë mes miqsh nga Galiani ka detajuar Lipin si pasardhës, gjithmonë nëse 60 vjecari do të pranojë. Por për Lipin nuk është vetëm kjo pistë. Prania në ndeshjen e Kupës mes Juventusit dhe Interit nuk ka kaluar pa zhurmë dhe punën e trajnerit Ranieri në krye të bardhezinjve.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›