E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati i NotitNxënësi i Felps thyenrekordin ne bretkosë

DURRES- Kupa e Republikës në Not ka mbledhur në qytetin e Durrësit 15 ekipe dhe 110 notarë. Në dy ditë është garuar në pese disiplina, ndërsa është thyer dhe një nga rekordet e vjetra në Bretkosë që nga viti 1982. Edvin Angjeli 17 vjec shqiptaro amerikan i cili kë bërë stërvitje në Amerike dhe me super kampionin Michel Felps. Në disiplinën 200 metra bretkosë, Angjeli kohën 2 minuta e 39 sekonda të shënuar në vitin 1982 nga notari tiranas Janaq Murati e ka ulur në 2 minuta e 25 sekonda, plot 14 sekonda. Edvini thotë se noti nuk është vetëm talent por mbi të gjitha stërvitje e vazhdueshme që gjatë një jave mund të marrë dhe 25 ore.
Nga vajzat spikati 14 vjecarja nga Tirana Anxhela Kashari që deri tani nuk ka rivale. Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike të 2012 dhe 2014.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›