Salihi kualifikohet në Europa League Eliminim për Canën
TIRANë- Hamdi Salihi është futbollisti i vetëm shqiptar që mundi të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.
Megjithëse nuk u aktivizua, Salihi ka mundur të shijojë fitoren 2-3 të Rapidit të Vienës në stadiumin “Villa Park” në Birminghem ndaj Aston Vilës duke u kualifikuar kështu për në fazën e grupeve pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Shqiptari tjetër, Atdhe Nuhiu ka qenë autori i golit të parë për austriakët, duke shënuar në ndeshjen e parë në Austri. Pas barazimit të Nuhiut, Heskey shënoi golin e avantazhit për Aston Villën në minutën e 77-të pasi në minuten e 72-të, Aston Villa humb një penallti. është sezoni i dytë rresht që Aston Villa eleminohet nga Rapidi Vienës në Europa League.
Skuadra e Lorik Canës, Gallatasarai është eleminuar ga Europa League, pasi barazoi 1-1 me ukrainasit e Karpatiy ndërsa në Turqi ndeshja kishtedalë në barazim 2-2.
Lorik Cana e filloi këtë ndeshje nga stoli. Pasi pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndërsa shqiptari është futur në fushe në minutën e 49-të për Serdar Ozkan. Turqit luajtën më mire dhe shanset për kualifikim u rritën në minutën e 71-të kur ukrainasit mbetën me 10 lojtarë pasi Kuznetsov është larguar me karton të kuq.
Gallatasarai shtoi forcat në sulm duke kërkuar golin dhe më në fund shënuan kur koha e rregullt kishte mbaruar me golin nga Aydýn Yýlmaz në minutën e 91-të, por fitorja zgjati vetëm pak çaste, pasi Karpaty me një lojtar me pak barazoi rezultatin në minutën e 93-të me Fedetskiy, i cili disa sekonda më pas mori dy kartona të verdhë, duke u larguar nga fusha.
Gjithesesi nuk ka kohe për turqit që largohen kështu nga Evropa duke vijar sezonin e dobët në vend të parafundit në kampionat pas dy javesh, me dy humbje.
Edhe skuadra azerbajxhanase Karabag FK ku aktivizohen Admit Teli dhe Ansi Agolli u eleminua nga Europa League pasi humbi ndeshjen e dytë ndaj Borussia Dortmund në fushën e vet. Karabag humbi 1-0, ndersa kishte humbur edhe në Gjermani me rezultatin 4-0.
Kështu merr fund aventura e shqiptarëve në Kupat e Evropës, ndërsa tashme vetëm Hamdi Salihi është lojtari që do të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi në Europa League.
(d.b/BalkanWeb)