Kampionati italian, pezullohet pa afat

Futbolli italian ka marrë një tjetër "goditje", por kësaj rradhe kampionati vendas do të pezullohet pa afat për shkak të ngjarjeve të rënda që ndodhën në fushën e Katanias. Ajo nuk ishte nje lojë futbolli por armiqësie. Ndeshja mes Katanias dhe Palermos ka shpërthyer në akte dhune, ku ka humbur jetën e polici 32-vjecar, Filipo Raciti. Polici, i cili humbi jetën në detyrë është shoqëruar në spiatal
pas dëmtimeve të mëdha që ai pësoi nga një granatë dore që ishte hedhur në makinën e tij gjatë përleshjes më tifozët. Gjatë mbërritjes së tij në spiatl 32-vjecari kishte ndërruar jetë duke u bërë viktima e rradhës e dhunës së tmerrshme që ekziston në futbollin italian. Pas këtij incidenti tashmë futbolli italian rrezikon shumë edhe në aspekte të tjera, për këtë arsye presidenti i Federatës Italian
rrezikon shumë edhe në aspekte të tjera, për këtë arsye presidenti i Federatës Italianëe të Futbollit, Luka Pankali është shprehur se kampionati do të ndërpritet pa afat deri sa të merren masat e duhura, që të mos ndodhin më incidente të tilla.
"Për atë cfarë ne jemi dëshmitar nuk ka të bëj aspak me futbollin, për këtë arsye futbolli italian do të ndalet këtu,"- shprehet shumë ashpër presidenti i FIF, Pankali.
Tashmë futbolli italian rrezikon jashtë mase të mos jetë vendi organizator i EURO 2012.