Real-Murinjo, arrihet marrëveshja?

Trajneri i Celsit, Hoze Murinjo firmos për Realin e Madridit. Është ky lajmi suprizë që kanë përcjellë dje televizionet spanjolle. Sipas stacionit "Telemadrid" portugezi ka arritur një marrëveshje me drejtuesit galaktikë dhe kjo është konfirmuar po sipas "Telemadrid" nga një i afërm i familjes së Murinjos. Por i menjëhershëm ka qenë edhe përgënjeshtrimi nga agjenti i teknikut, Jorge Mendes. "Këto janë vetëm thashetheme. Asnjë gjë nuk është e vërtetë". Për kanalin lokal "Telemadrid" kjo nuk është hera e parë që publikon histori të tilla transferimesh lojtarësh dhe trajnerësh që në shumicën e rasteve kanë qenë vetëm zhurmë mediatike.