Kampionati shqiptar, i 56-ti në botë
Premier League është kampionati më i mirë në botë për vitin 2008 sipas IFFHS-së (Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit). Ndërsa në renditjen e 100 kampionateve më të mira të botës, bën pjesë edhe Shqipëria, e cila është pozicionuar në vendin e 56-të. Në klasifikimin special të IFFHS-së për vitin e sapo lënë pas, kampionati shqiptar ka grumbulluar 297 pikë dhe ka lënë pas kampionate si ato të Australisë (60), Norvegjisë (67), Kinës (68), Finlandës (75), Algjerisë (76), SHBA-së (77), Maqedonisë (78), Bosnjë-Hercegovinës (98). Por një fakt që të bën të mos krenohesh është se kampionate më të mirë se i yni kanë Tunizia (26), Uzbekistani (35), Bjellorusia (42), Libani (46), Zimbabve (47), Sudani (50), Hondurasi (53) etj. Për sa u përket kampionateve të rajonit të Ballkanit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Maqedoninë dhe Bosnjën, ndërsa ia kanë kaluar Greqia, Kroacia, Serbia e Sllovenia.
Kampionati anglez e ka ruajtur sërish vendin e tij në majë të renditjes së kampionateve më të mira të botës, duke fituar kështu konkurrencën e fortë me kampionatet e tjera evropiane, si ai italian, spanjoll, gjerman etj. Turneu i "ishullorëve", në kuotën e 1192 pikëve, ka dyfishuar triumfin e 2007-ës. Ndërkohë që kemi një ngritje të Serisë A, e cila nga vendi i tretë është ngjitur në të dytin me 1031 pikë. Vendi i tretë ka shkuar për kampionatin e Argjentinës, që ka lënë pas kështu "La Liga"-n spanjolle, të cilës i është dashur të zbresë nga podi i nderit. Surpriza e rënies së "La Liga"-s nga podi shpjegohet me faktin se klubet më të mira spanjolle, me përjashtimin e vetëm Barcelonën, në fakt nuk kanë mundur të ruajnë një farë vazhdimësie të rregullt të rezultateve në kompeticionet kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare.
Një pozicion në rënie ka edhe Bundesliga gjermane, e cila shikon si shpresë të vetme skuadrën e Bajernit të Mynihut. Gjermanët pozicionohen në vendin e gjashtë, të klasifikuar një më poshtë se kampionati brazilian (i pesti). Gjithsesi, Bundesliga ngushëllohet kur shikon se Franca është një vend poshtë dhe më pas vijnë me radhë Meksika e Portugalia. Listën e "Top 10" kampionateve më të mira e mbyll kampionati i Ukrainës. Vetëm në vendin e 11-të pozicionohet Turqia, e ndjekur nga Greqia dhe Holanda. Rusia zbret nga vendi i 13-të në të 17-in. Kampionati më i mirë i Azisë konfirmohet edhe një herë Japonia, e klasifikuar e 27-ta, para Uzbekistanit, Singaporit, Libanit dhe Iranit. Vetëm në vendin e 77-të pozicionohet "Mls" (kampionati amerikan i futbollit, ku militon edhe Devid Bekham në radhët e Los Angelos Galaksi).
KLASIFIKIMI
Skuadra Pikët
1. Anglia 1192,0
2. Italia 1031,0
3. Argjentina 1020,0
4. Spanja 952,0
5. Brazili 942,0
6. Gjermania 922,0
7. Franca 847,0
8. Meksika 683,0
9. Portugalia 649,5
10. Ukraina 620,0
11. Turqia 599,0
12. Greqia 597,5
13. Holanda 573,0
14. Kili 564,5
15. Peruja 553,5
---------------------
55. Hungaria 300,0
56. SHQIPËRIA 297,0
57. Irani 296,5