Rrëfimi i fshehtë i një zonje të moçme për pleqërinë
91-vjeçarja fitimtare quhet Diana
Athill dhe për librin e saj ka marrë
konsiderata të jashtëzakonshme,
si nga publiku, ashtu edhe nga kritika.
Libri që i dha çmimin është i gjashti i
një sage me 6 libra kujtimesh dhe titullohet
"Diku aty drejt fundit". Në faqet e tij ka
trajtuar temat delikate që kanë të bëjnë me
përjetimet e të moshuarve, me përjetime
personale e intime, si dëshira për seks, apo
problemet e pamundësitë fizike që shoqërojnë
këtë moshë. Kur libri u publikua
një vit më parë në Britaninë e Madhe,
kundërpërgjigjja e kritikës dhe e lexuesve
ishte e menjëhershme dhe shumë aktive.
Për jurinë e çmimit letrar, libri konsiderohet
një "vëllim i mrekullueshëm dhe i përsosur
në lidhje me përjetimet e moshës së
tretë. Ai është një libër i këndshëm, sharmant
në të cilin nuk gjendet as gjurma më
e vogël e vetëmëshirimit, apo sentimentalizmit
të sëmurë dhe mbi të gjitha është një
libër i shkruar mrekullisht". Ai është pjesë
e një serie esesh që prekin shumë tema,
duke nisur me ateizmin e duke vazhduar
me kopshtarinë, dashurinë për kafshët e
shumë të tjera. Athill është një ish-botuese
e famshme letrare dhe në një intervistë ka
deklaruar se thelbi i suksesit të saj qëndron
te qartësia dhe sinqeriteti i asaj çka shkruan.
Sipas saj, për një kohë të gjatë pleqëria
dhe vdekja kanë qenë tema tabu dhe fakti
që ajo edhe në këtë moshë vazhdon të krijojë
e të shkruajë në mënyrë të pëlqyeshme,
është një fakt që i inkurajon shumë
njerëzit, sidomos ata të moshës së tretë.
"Bashkëmoshatarët e mi mund të më shohin
dhe të thonë: nuk është edhe aq keq të
jesh plak". Ajo pranon se ka pasur disa hezitime
në lidhje me rrëfimin e anëve intime
të përjetimeve të një personi të moshuar,
për më tepër që rrëfimi i saj është shumë i
detajuar, megjithatë në fund ka fituar
dëshira për të rrëfyer një të vërtetë dhe
pasioni për ta bërë atë në mënyrën më të
bukur të mundshme, përmes artit dhe
frazës së mrekullueshme.
91-vjeçarja ka nisur të shkruajë kur sapo
i kishte mbushur të 43 vitet e jetës. Fillimisht
iu dha tregimeve të shkurtra, para se
të zbulonte se kishte lindur për të shkruar
kujtime. Librat e saj konsiderohen gjithmonë
si libra me një sinqeritet të veçantë
dhe prekës, por jo banal dhe fjala "i sinqertë"
pasohet me "i dhimbshëm", "i
tmerrshëm", "marramendës". Frikë,
dhimbje, turp, lumturi, trishtim janë ndjenjat
e përjetimet për të cilat flet Djana, e cila
gjithmonë ka synuar të thotë atë që pëshpëritet
e nënkuptohet. Një nga pikat e saj
të forta është një kujtesë e mrekullueshme.
Prindërit e saj nuk i kanë lënë ndonjë
mbresë të veçantë, por edhe pse është 91
vjeçe ajo nuk rresht së rrëfyeri për lumturinë
që i përçon kujtimi për të gjyshen. Jeta
e saj ka qenë një jetë shumë interesante me
dashuri, aventura, dështime dhe në librat
e saj me kujtime ajo flet për të gjitha këto
dhe veçanërisht për ndjenjat dhe plagët e
thella që mund të të lënë ato. Dëshpërimi
dhe zhgënjimi që i shkaktoi një dashuri 20-
vjeçare ishte një ndjenjë që e shoqëroi gjatë
një pjese të mirë të jetës. "Shpirti im u
drithërua nga dhimbja e dëshpërimi i një
dashurie të tradhtuar dhe që nga ai moment
u bëra një mjeshtre e vërtetë e të
shmangurit të dhimbjes", shkruan ajo në
një libër me kujtime. Pas kësaj humbjeje
shpirtërore ajo pati një jetë të ngatërruar
sentimentale, me lidhje të shkurtra e të
shpejta, që nuk i jepnin asnjë kënaqësi e
vlerë, por gjatë gjithë jetës gjëja më e
rëndësishme ishte vlera e saj si grua, jeta
e saj heroike dhe karriera e mrekullueshme
e ratifikuese deri në fund. Ajo çka
është interesante në jetën e gjatë të Djanës
është fakti që deri në moshën 50-
vjeçare ende nuk dinte se çfarë kërkonte
në jetë dhe kjo deri ditën kur në një
mbrëmje takoi Andre Dojç. Marrëdhënia
e tyre ishte shkurtër, por për gjithë vitet
që pasuan ata ishin miq dhe kolegë në
shtëpi të ndryshme botuese. Për sa i përket
karrierës, Djana është, ndër të tjera,
edhe një nga botueset më të suksesshme
të shekullit të 20-të. Ajo ka qenë e para që
ka botuar librat e shumë shkrimtarëve, që
më pas u bënë të shquar e të famshëm në
të gjithë botën. Ajo kujton me mall vitet
që i konsideron si "koha e artë e botimit".
Kujton me mall kur i vinin në duar vepra
të çmuara nga njerëz të ndryshëm, që nga
të panjohur befas shndërroheshin në persona
të famshëm e të suksesshëm. Për sa
i përket sprovës për të shkruar vetë, mungesa
e besimit në vetvete bëri që për
shumë vite ajo ta zvarriste të ulurin në
tryezën e punës. "Nuk kishte se si të isha
me vetëbesim, kur jetoja mes shkrimtarësh
të talentuar që ishin gjithë energji
e stil. Mes tyre vetja më dukej e pavlerë
dhe e kotë. Megjithatë, asnjëherë nuk
më hiqej nga mendja ideja e kënaqësisë
që të fal të shkruarit, e momenteve të pakrahasueshme
që të fal krijimtaria". Dhe
qendra e saj u realizua kur një ditë, në
moshën 41-vjeçare ajo hodhi në letër një
tregim të shkurtër. "Pasi e kisha mbaruar
mendova se kush do të ishte ai që do ta
pëlqente krijimin tim. Atëherë vendosa ta
çoja në një revistë dhe kur ata ma pranuan
për botim, vetëbesimi erdhi e m‘u rrit".
Vetëm në moshën 43-vjeçare pena e saj u
bë e rrjedhshme dhe vetëbesimi i krijueses
ishte tashmë i plotë e i fortë për të
përballuar sfidat e krijimit. "Në jetën e
përditshme kam qenë një person i ftohtë,
ndërkohë që duke shkruar mësova të njihja
veten dhe të kuptoja që brenda meje rrinin
të fshehura energji të pafundme ndjenjash.
Njëherazi kuptova se sinqeriteti
është një nga armët më të suksesshme të
një shkrimtari që e bën atë të kënaqet dhe
të përçojë vlera te lexuesi". Gjëja më e bukur
e kësaj 91-vjeçareje të mrekullueshme është
se ajo ka plane për të ardhmen dhe këto
plane i mban të fshehura deri në momentin
që do t‘i materializojë në duart e lexuesve
në formën e librave.