Leon Panetta, njeriu i ri në krye të CIA-s
Leon Panetta, një ish-kongresmen
dhe shefi i stafit të Shtëpisë së
Bardhë, është zgjedhur nga Presi
denti Obama për të kryesuar Agjencinë
Qendrore të Inteligjencës, CIA. Zgjedhja,
që është njoftuar të hënën nga zyrtarët
demokratë, është njëherazi edhe tregues i një
çarjeje brenda partisë, pasi një pjesë e
liderëve të saj kanë bërë menjëherë pyetjen:
Cila është arsyeja që Obama ka emëruar një
kandidat me një përvojë shumë të kufizuar
në çështjet e shërbimit inteligjent. Ky post
është i fundit i shpallur nga Presidenti, që
gjatë gjithë kësaj periudhe është marrë me
emërimet e reja të administratës së tij dhe
të institucioneve që kryeson. Obama ka
hedhur kritika ndaj agjencisë për përdorim
të metodave të jashtëligjshme në marrjen
në pyetje të të pandehurve të ndryshëm. Sipas
njerëzve të Obamës, Panetta është
preferuar prej Presidentit, për shkak të aftësive
të tija menaxhuese, qëndrimit bipartizan
dhe njohurive në çështjet e politikës
së jashtme. Veç kësaj, ai ka një përvojë të mirë
në çështjet e buxhetit, gjatë kohës kur ka
shërbyer në administratën e Presidentit
Klinton. Nga ana tjetër, 70-vjeçari konsiderohet
nga një krah brenda demokratëve si një
zgjedhje jo e zakonshme, që nuk është pritur
pozitivisht as nga ish-drejtorët e mëparshëm
të agjencisë. Ai vetë personalisht
ka kritikuar përdorimin e torturës nga shefat
e deritanishëm të agjencisë dhe kjo ka
bërë që përveç kundërshtive të ketë edhe
mbështetjen e një linje tjetër brenda
demokratëve. Prej kësaj linje ai konsiderohet
si "një nga zyrtarët më me përvojë e integritet
që ka pasur Shtëpia e Bardhë". Lajmi
i caktimit të tij në postin shumë të rëndësishëm
është bërë i ditur nga disa zyrtarë të
lartë, që kanë preferuar të qëndrojnë në
anonimitet dhe ende as Obama, apo ndonjë
person tjetër pranë tij, nuk kanë bërë
ndonjë koment. Nuk dihet ende nëse skepticizmi
i disave në lidhje me Panetta-n do të
përbëjë apo jo pengesë për aprovimin e kandidaturës
së tij, por sigurisht që ajo do të
mbështetet fuqishëm nga Presidenti.
Emërimi i shefit të ri të CIA-s vjen dy javë
pas emërimit të pjesës më të madhe e të
rëndësishme të stafit të ri nga ana e Presidentit.
Ai tregon njëherazi edhe vështirësitë
me të cilat është përballur Obama në
zgjedhjen e njeriut të duhur në postin e shefit
të një agjencie, që po përballet prej kohësh
me shumë vështirësi e kundërshti. Sipas
personave që kanë bërë të ditur lajmin
e emërimit të Panetta-s, Obama fillimisht
kishte synuar që të zgjidhte një person me
një përvojë të gjatë në çështjet e shërbimeve
inteligjente, veçanërisht në ato të luftës
kundër terrorizmit, por një pjesë e personave
të mundshëm, që ndodheshin brenda
agjencisë, ishin të përlyer në çështjet e torturave
të paligjshme, për të cilat akuzohet
CIA. Panetta vetë ka qenë shefi i stafit të Shtëpisë
së Bardhë për dy vjet rresht nën administratën
e Presidentit Klinton dhe në
cilësinë e shefit të stafit atij është raportuar
rregullisht çdo ditë në lidhje me çështjet e
shërbimeve sekrete. Reputacioni i tij ka të
bëjë me përvojën e madhe dhe pozitive si
menaxher me një njohuri shumë të madhe
në çështjet e buxhetit. Megjithatë, përvoja e
tij e drejtpërdrejtë me çështjet e shërbimeve
inteligjente është e pakët. Përmes njoftimit
të kësaj kandidature, zyrtarët demokratë
bënë të ditur se lidhja e Panetta-s me Presidentin
do ta bëjë CIA-n të fuqishme në administratën
e re. Nëse kjo kandidaturë do të
konfirmohet edhe nga Senati, Panetta do të
marrë në dorë agjencinë, një nga
përgjegjësitë e së cilës është "gjuetia" ndaj
liderëve të Al-Kaedës në botë. Ai do të shndërrohet
njëherazi edhe në drejtorin me moshë
më të madhe që merr një post të tillë në gjithë
historinë e agjencisë. Ndër ish-drejtorët e saj
në të shkuarën, që janë përballur me telashe,
pasi janë emëruar në detyrë, mund të përmenden
Stansfield M. Turner, një admiral
ushtrie në pension, i zgjedhur nga ish-presidenti
Karter dhe Xhon Dojç, një fizikan e ishzëvendëssekretar
i Mbrojtjes, i zgjedhur nga
Klintoni. Ky i fundit, aktualisht është profesor
në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets
dhe në lidhje me të zgjedhurin e Obamës
deklaroi se, sipas tij, do të kishte qenë mirë
që Presidenti të kishte preferuar një veteran
të shërbimit inteligjent, ndërkohë që ka pasur
edhe raste kur persona jashtë agjencisë
kanë arritur të shquhen për mirë në punën e
tyre. Një nga sprovat e para me të cilat do të
përballet Panetta, nëse do të zgjidhet, është
edhe përcaktimi i së ardhmes së programit të
burgosjeve dhe të marrjeve në pyetje të
agjencisë. Sipas shumë grupeve të të drejtave
të njeriut, drejtori i ri duhet të jetë në radhë të
parë një person që ta konsiderojë përdorimin
e torturës si një akt të pamoralshëm, të rrezikshëm,
të paligjshëm dhe kundërproduktiv.
Për sa i përket vetë agjencisë, ajo ka mundur
të ribëhet disi pas viteve të trazirave që pasuan
sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 dhe
goditjeve që mori për mosdhënie të informacioneve
të sakta në lidhje me çështjen e sulmit
në Irak dhe programin e tij të armëve të
shkatërrimit në masë. Megjithatë, roli i agjencisë
mes agjencive të tjera që përbëjnë edhe
konstelacionin e shërbimit të fshehtë amerikan,
mbetet për t‘u përcaktuar.