E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hummels mbetet në Dortmund

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmundi. 23 vjeçari spekulohet se kërkohet nga Juventus, mirëpo ai ka insistuar se dëshiron të mbetet në Dortmund, ku ka kontratë deri më 2017.

“Juventus? Nuk mendoj të largohem nga Dortmundi. Së fundmi kam vazhduar kontratën deri më 2017 dhe ato që thuhen për mua janë vetëm spekulime”, deklaroi Hummels për mediet gjermane. Hummels është një prej mbrojtësve të rinj më perspektiv në futbollin evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›