Ibrahimoviç mund të largohet nga Milani

Menjëherë pas përfundimit të Euro 2012, ka filluar të flitet për afatin kalimtar të futbollistëve.
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç mund të largohet nga Milani, ka njoftuar menaxheri i tij, Mino Raiola.
Ylli suedez është një prej futbollistëve kryesorë të Rossonerëve, mirëpo edhe si i tillë nuk është i sigurt se do të qëndrojë në San Siro.
“Nuk mund të garantoj qëndrimin e Ibrahimoviçit për sezonin e ardhshëm. Ekziston mundësia e largimit. Gjithçka varet nga klubi”, deklaroi Raiola për Sky Sport 24.