Kampioni e nis me fitore

Kampioni i Evropës, Spanja, e ka nisur me fitore kampanjën në Evropianin e Lituanisë duke e mposhtur Poloninë e Dardan Berishës me rezultat 83:78, në një finish dramatik.
‘Stuhia e Kuqe’ është mbështetur tek ylli i saj, Pau Gasol, i cili ka realizuar 29 pikë, por edhe nga Juan Carlos Navaro, që shtoi 23 sosh, përfshirë edhe tri të fundit dhe vendimtare, të cilat ia siguruan fitoren që në fund doli të ishte e mundimshme ndaj polakëve.
Tek Polonia, e cila nuk e pati asnjë lojtar nga NBA, një pjesë të mirë të lojës luajti edhe basketbollisti pejan, Dardan Berisha, i cili shënoi dy pikë. Kurse, lojtari më i suksesshëm i polakëve ishte Thomas Kelati, i cili shënoi 18 pikë dhe bëri 7 asistime. Po aq pikë realizoi edhe Lukasz Koszarek.
Në ndeshjet tjera, Serbia ishte më e mirë se Italia, të cilën e mposhti me rezultat 80-68. Italianëve nuk u mjaftuan 22 pikët e basketbollistit të Toronto Raptors, Andre Bargnani. Mali i Zi ia doli ta mposht Maqedoninë, në derbin e fqinjëve, vetëm pas lojës shtesë. Ashtu siç pritej, Turqia ishte më e suksesshme se Portugalia, kurse Franca ia doli ta mund Letoninë.
Evropiani i basketbollit – Grupet
Xhiroja e parë
Grupi A
Rezultatet
Spanja – Polonia83:78
Turqia – Portugalia79:56
Lituan. – Mbretëria e B.80:69
TabelaNd.Pi.
1. Turqia12
2. Spanja12
3. Lituania12
4. Polonia11
5. Portugalia 11
6. Mbretëria e B.11
Grupi B
Rezultatet
Serbia – Italia80:68
Franca – Letonia89:78
Gjermania – Izraeli91:64
Tabela
1. Gjermania12
2. Serbia12
3. Franca12
4. Italia11
5. Letonia11
6. Izraeli11
Grupi C
Mali i Zi – Maqedonia70:65
Greqia – Bosnja e H.76:67
Kroacia – Finlanda84:79
Tabela
1. Greqia12
2. Mali i Zi12
3. Kroacia12
4. Finlanda11
5. Bosnja e H.11
6. Maqedonia11
Grupi D
Sllovenia – Bullgaria67:59
Belgjika – Gjeorgjia59:81
Rusia – Ukraina73:64
Tabela
1. Gjeorgjia12
2. Rusia12
3. Sllovenia12
4. Ukraina11
5. Belgjika11
6. Bullgaria11