Ndeshja e 2 shtatorit mberrin kombetarja e Frances

Kombëtarja e Francës ka mbërritur në Tiranë ku më 2 shtator do të përballet me Shqipërinë në “Qemal Stafa” për ndeshjen e radhës në eliminatoret e Euro 2012. Nën masa të rrepta sigurie Laurent Blanc dhe 26 futbollistët e grumbulluar prej tij janë akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit ku do të qëndrojnë edhe pas sfidës me përfaqësuesen shqiptare.
Franca, e cila kryeson grupin D eliminator me 13 pikë do të kërkojë maksimumin në “Qemal Stafa” për të siguruar sa më shpejt kualifikimin në finalet e kompeticionit që do të zhvillohet verën e ardhshme në Ukrainë dhe Poloni. Për të arritur këtë objektiv Blanc ka grumbullur në skuadër të gjithë yjet e tij përfshirë Frank Ribery, Samir Nasri, Erik Abidal apo Patrice Evra. Mungesat e vetme të rëndësishme për “Gjelat” janë në qendër të mbrojtjes me Mexes e Sakho të dëmtuar si dhe Rami të skualifikuar.
Federata Franceze e Futbollit me kërkesë të stafit teknik të kombëtares kanë programuar që skuadra të përgatitet në Tiranë edhe për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë më 6 shtator në Bukuresht kundër Rumanisë. Kështu, kombëtarja franceze do të qëndrojë në Tiranë për 5 ditë me radhë.
Nertan Prifti