PSD: Ligji i dosjeve cënon standartin e zgjedhjeve

PSD-ja ka përshëndetur deklaratën e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve. Sipas PSD-së vërejtjet e KE-së janë të njëjta më ato të shprehura nga kjo parti. Engjëll Bejtaj, deputet i kësaj force politike ka deklaruar se "Miratimi i këtij ligji është një aventurë politike e mazhorancës". Sipas Bejtaj qëllimi i ligjit nuk është dënimi i krimeve të komunizmit, por mbulimi i krimeve të qeverisë Berisha. "Ky ligj cënon standartin e zgjedhjeve", u shpreh ai. Ditën e djeshme Sekretari i përgjithshem i Këshillit të Europës kritikoi mjaft ashpër ligjin e pastërtistë se figurave. Sipas Terry Davis ligji i dosjeve nuk përmbush kriteret duke mos respektuar disa udhëzime të rëndësishme të rezolutës së Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europes miratuar në vitin 1996-të.