Kampusi universitar, Kule: Gati projekti për zbatim
Pa thënë një datë se kur do të nisin punimet, Dhori Kule, Rektori i Universiteti të Tiranës thotë se projekti i kampusit universitar është gati. Për këtë kampus, Universiteti i Tiranës ka dhënë 2 milionë euro për një godinë që do të ketë një shtrirje prej 40 mijë metra katrorë. Rektori thotë se do ti dorëzojë Bashkisë dokumentacionin për marrjen e lejes së ndërtimit të këtij kampusi universitar, i pare si një nga projektet më të mëdha të arsimit të lartë.
Për shkak të vlerës së madhe prej 26 milion eurosh që kërkon ky kampus, rektori thotë se duhet edhe fiancime nga investitorët dhe qeveria për të përfunduar këtë vepër për studentët. Deklaratat u bënë pasi Rektori ishte i pranishëm në përurimin e një laboratori që do të ndihmoj kërkimin shkencor ne Fakultetin Ekonomik.