Rona Nishliu me Suus, prezantohet video!
Rona Nishliu ka prezantuar versionin zyrtar të këngës(bashkë me videon) Suus e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian në Baka të Azerbajxhanit. Në më pak se 24 orë videoja ka marrë rreth 17.500 klikime, ndërsa komentet janë pafund.
Ajo që bie në sy janë komentet mjaft pozitive për vokalin e Ronës, si dhe padurimin e fansave të Eurovizionit për ta ndjekur Ronën duke interpretuar live në skenë këngë. Shume prej komentuesve kanë përkthyer tekstin e këngës edhe në anglisht. Kënga do të interpretohet në gjuhën shqipe, ndërsa regjistrimi final i saj është bërë në një nga studiot më prestigjioze në Hollywood. Suksese Rona!