E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza mbetet me këmbë në tokë

Nga ILIR CARA

Një shprehje popullore thotë: Kush rri nën hijen e pemës, shijon edhe frytet e saj. Ishin shkodranët ata që në javën e dytë shijuan frytin e hidhur të Pemës së Kamzës, që me golin e shënuar në minutën e 47-të u jep kamzalinjëve fitoren e parë në historinë e kategorisë superiore. Trajneri Ernest Gjoka ka në grup lojtarë me eksperiencë, madje ka edhe nga ata që janë shpallur kampionë. Ky sezon është shansi i këtyre futbollistëve, që shumëkush i etiketonte si të mbaruar, për të treguar se ata janë gjallë dhe ta ngrijnë buzëqeshjen atëherë kur se pret. Me atë që treguam ndaj Vllaznisë arritëm të vrasim mentalitetin e ekipit inferior. Morëm një fitore që na e ngre moralin dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë. Nuk është rastësi kjo fitore, pasi edhe ndaj Flamurtarit treguam se jemi ekip i denjë për superligën. Përgjithësisht jemi aty ku unë synoj. Patjetër duhet të përmirësohemi, duke mos parë ngjyrën e fanellës, por punën tonë, si në stërvitje, ashtu dhe në aktivitet. E kemi thënë që në fillim se objetivi i Kamzës është qëndrimi në superligë, ky është edhe qëllimi primar. E kam përmendur edhe më parë se, si debutuese, Kamzës si fillim i del për detyrë  të çimentohet në këtë veprimtari dhe më pas të flasim për objektiva madhore. Vërtet mundëm Vllazninë, por nuk mund të kalojmë në eufori,- u shpreh trajneri i kamzalinjëve, Ernest Gjoka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›