E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza miraton buxhetin

Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi dje me shumicë votash projekt-buxhetin për vitin 2011 ku parashikon një rritje prej 11%. Në mbledhje u miratua drafti që parashikon 584 milion lekë për vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu theksoi se si prioritete në këtë buxhet do të jenë investimet dhe shërbimet ndaj komunitetit. Sipas tij, rritja progresive e të ardhurave në buxhet erdhi përmes luftës ndaj informalitetit, evazionit fiskal dhe korrupsionit. Sipas Mziut, ky projekt buxhet është i konsultuar me të gjitha grupet e interesit dhe  është marrë kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›