Kasano do te luaje pas nje ose dy sulmuesve
I treti i tepërt. Jo, nuk duhej futur Kasano mes Ronaldinjos e Sedorfit. Por ishte një parakalim i paralajmëruar, ai tashmë ish-doriani, që minimalisht do të ndezë sulmin e dyfishtë të irritimit të brazilianit dhe holandezit. Edhe sepse, ky detaj është dukur qartë menjëherë, Milan nuk ka humbur kohë në blerjen e Kasanos pikërisht për të frustruar mbi të gjitha “Gauchon” në skadencë kontrate, duke bërë të kuptojë vetë Sedorfin që, në kufijtë e 35 vjeçëve, ndoshta nuk ia vlen të insistojë për të veshur me çdo kusht bluzën kuqezi. Kasano duhet të jetë blerja e duhur në vendin e duhur. I aftë për të mbuluar të paktën dy role, ndoshta tri në sulm. Por shansi më i madh i tij është për të luajtur në modulin 4-3-1-2 pas dyshes sulmuese Ibrahimoviç-Pato. Ose të luajë së bashku me Robinjon në mbështetje të Ibrës në rolin e sulmuesit të vetëm të Milanit.