Nje yll ne kuzhine me Dinner Explorer
Një ndihmë e vlefshme dhe origjinale për të organizuar darka mes miqsh ose në familje. Me ardhjen e festave të fundvitit edhe “Electrolux” uron klientët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë një viti të gjatë dhe plot të papritura.
Pikërisht për këtë rast, Electrolux ka organizuar në qendrën “Globe” një festë për Vitin e Ri, ku të ftuar kanë qenë klientët dhe partnerët e “Electrolux” në Shqipëri. Përveç ofertave të fundvitit për klientët më besnikë ka pasur edhe dhurata shtesë.
Megjithatë, në këtë festë ka pasur edhe një risi tjetër. Ideja për festën, ushqimet, pijet dhe muzikën është marrë nga website i “Electrolux”, “Dinner Explorer” (http://www.dinnerexplorer.com).
“Dinner Explorer” është një faqe interneti shumë interesante, që është krijuar për t’u ardhur në ndihmë amvisave. Dy të tretat e europianëve organizojnë darka në shtëpitë e tyre të paktën një herë në muaj dhe kur kjo ndodh ata kanë dëshirë që t’i lënë pa fjalë të ftuarit e tyre, sipas një pyetësori të bërë nga “Elektrolux”. Ata e krahasojnë përgatitjen e një pjate me një performancë teatrale, në të cilën duan t’i habisin të ftuarit e tyre me ushqimin e përgatitur. Më shumë se gjysma e tyre pranojnë se përdorin aftësitë e tyre të gatuarit, për të tërhequr vëmendjen e partnerëve të tyre.
Mikpritja është një traditë e vjetër në Shqipëri, ashtu si edhe përgatitja e darkave ose drekave për miqtë ose të afërmit. Megjithatë, përgatitja e këtyre darkave mund të krijojë jo pak stres. I njëjti studim ka treguar se njerëzit ndihen të shqetësuar dhe nervozë gjatë përgatitjes së këtyre darkave, me një të tretën e të intervistuarve, duke pranuar se kishin probleme me gjumin para mbajtjes së këtyre darkave. Pikërisht për këtë arsye, “Electrolux” prej kohësh ka hedhur në treg një mjet interaktiv, i cili vjen në ndihmë të organizimit të festive. Një faqe interneti ndërkombëtare lejon të interesuarit të jenë origjinalë dhe krijues gjatë festave në shtëpi. Në këtë faqe internet ka këshilla se çfarë mund të gatuhet, se si mund të dekorohet ambienti, çfarë muzike të luash dhe çfarë pijesh të servirësh. Detajet arrijnë deri aty sa t’iu sugjerojnë dhe se çfarë duhet të blesh. Me këto këshilla, ide dhe receta, do të jetë një ndihmë e madhe për njerëzit për t’i frymëzuar ata dhe për t’i dhënë konfidencën e duhur për përgatitjen e këtyre darkave. “Dinner Explorer” jep informacionin që ju duhet për festa specifike, por edhe për një natë me miqtë për t’u argëtuar. Aty mund të zgjidhni nga ushqimet vegjetariane deri tek ato më të komplikuarat. “Dinner Explorer” është i përbërë nga 52 tema si dita e hënës, e premtja e madhe ose java ndërkombëtare e vegjetarianëve. Për secilën nga këto tema do të gjeni receta frymëzuese për ushqimet dhe pijet, gjithashtu edhe për muzikën dhe aktivitete të ndryshme argëtuese. “Electrolux” është kompania lider në botë për prodhimin e pajisjeve dhe mjeteve për kuzhinën dhe pastrimin. “Electrolux” është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj për kuzhinën dhe pastrimin. “Electrolux” është po ashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të ngjashme për përdorues profesionalë. Përveç kësaj, kompania është lider tregu në shumë nga kategoritë individuale të produkteve në të cilat konkurron. “Electrolux” shet çdo vit më shumë se 40 milionë produkte në 150 vende të botës. Kompania është e përqendruar në risi që dizajnohen pas studimeve të zgjeruara konsumatore, për të plotësuar nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve. Produktet e “Electrolux” përfshijnë frigoriferët, makinat larëse, lavapjatat, fshesat me korrent dhe sobat e gatimit, të shitura nën markat me vlerë si “Electrolux”, “AEG-Electrolux”, “Zanussi”, “Eureka” dhe “Frigidaire”. Në 2006-n, “Electrolux” ka pasur një nivel shitjeje prej më shumë se 16 miliardë dollarësh, duke punësuar rreth 60 000 punonjës në të gjithë botën. Pozicioni më i fortë në treg është në Europë dhe pjesa kryesore e produkteve shiten nën markën e “Electrolux”. Në Shqipëri “Electrolux” ka filluar aktivitetin prej disa vjetësh. Kompania ka pasur sukses në tregun shqiptar, ku cilësia vlerësohet më shumë se në vende të tjera të rajonit dhe konsumatorët dinë të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të menduara. http://www.electrolux.com/press.