Zv/Dekani Maksim Meço: ”Kanë mesatare të ulët, u kemi ofruar kuota në MNP”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Të padrejtë, e konsideron grevën e 15 studentëve zv.dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në UBT, Maksim Meço. Kjo sepse këta studentë nuk plotësojnë kriterin e mesatares për të vazhduar DND-në. Për më tepër sipas Meços ata duhet ta ndalin grevën për shkak se u është gjetur një zgjidhje, i cili ka të bëjë me vazhdimin e një cikli të dytë studimesh me 10 module, pra nga 2-vjet do të bëjnë një vit. Por studentët nuk kanë pranuar...
Z.Meço u bë një javë që studentët e UBT-së janë në grevë urie, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, nga kush dhe si do të vijë zgjidhja për kërkesat e tyre dhe sa e drejtë është kjo protestë?
“Si fillim dua të sqaroj se këta studentë nuk janë më studentët tanë, sepse tashmë e kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, dhe janë çregjistruar sipas rregullores së çdo universiteti. Ne nuk u kemi mohuar të drejtën e aplikimit për të vazhduar DND-në (2-vjeçarin). Ata kanë të drejtë dhe janë të barabartë të aplikojnë për një nivel të dytë diplome por nëse nuk plotësojnë kriteret e vendosura për të gjithë, ne nuk mund të bëjmë përjashtime dhe ata që s’plotësojnë kriteret, nuk mund të ndjekin 2-vjeçarin (DND-në). Kjo situatë nuk është për faj të pedagogëve dhe as të Dekanatit, pasi 3 vjet më parë ne u kemi bërë të ditur që vazhdimi i 2-vjeçarit do të jetë me mesatare, prandaj mësoni dhe përmbushni nivelin e kërkuar. Ata nuk na dëgjuan dhe sot përballen me pasojat.
Sa është kriteri i mesatares për DND-në dhe sa është mesatarja për secilin nga studentët që kanë hyrë tashmë në grevë urie?
Mesatarja për të vazhduar ciklin e dytë të studimeve sipas Kartës ë Bolonjës është vendsour 7, ndërsa studentët që janë hedhur në grevë kanë nje mesatare shumë më të të ulët që e kalon nivelin 5.2. Kuotat janë ato që janë vendosur nga Qeveria dhe ne nuk mund të rrisim kuotat sipas dëshirës.
Studentët janë shprehur se një vit më parë mesatarja nuk ka qenë kriter për të vazhduar DND-në ndërsa këtë vit po, përse këto ndryshime, a nuk mendoni se ka pabarazi nga njëri brez i të diplomuarve në tjetrin?
E vërteta është se ne as vitin e kaluar nuk kemi qenë dakord që të hiqej mestarja, por kjo u bë me një urdhër të brendshëm të Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Këtë vit përzgjedhja iu la vetë Fakultetit dhe ne vendosëm mestaren mbi 7 për të hyrë në DND, duke dashur të përgjzgjedhim një elitë studentësh. Aty ku bëhet fjalë për përzgjedhje ka kritere, dhe normalisht ka fitues dhe humbës të cilët nuk i përmbushin kushtet, dhe në këtë rast studentët që bëjnë grevën janë ata që kanë mesataren më të ulët. Ne nuk jemi kundra tyre sepse nuk kemi asnjë lloj interesi, ne u kemi dhënë mësim për 3 vite dhe me dashamirësinë më të madhe u kemi dhënë një diplomë por vazhdimi më tej i studimeve është pengesë e rezultateve të tyre të ulëta. Unë i kam të dokumentuara mesataret e secilit prej studentëve në grevë, nuk jemi duke bërë asnjë padrejtësi. Unë dhe kolegët e mi jemi të gatshëm të përballemi dhe me rrugën gjyqësore.
Atëherë si do të zgjidhet kjo çështje, do të lejoni që studentët të qëndrojnë akoma në grevë urie apo po negociohet për një zgjidhje, a është e mundur të ketë kuota shtesë?
Një vit më parë kuotat e miratuara nga MASH kanë qenë më të larta se këtë vit, pra kuotat kanë ardhur 3 herë më shumë se sa kërkuam ne. Vjet ne kërkuam 50 vende dhe na erdhën 150 kuota dhe normalisht që do i plotësonim në të mirë të studentëve. Por edhe këtë vit zgjidhja është gjetur por nuk pranohet nga studentët. Për të mos i lënë në rrugë, vetëm për hatër të tyre ne i kërkuam qeverisë kuota shtesë dhe na dha kuota për MNP dhe jo DND, (pra nga 30 kuota MNP (Master i Nivelit të parë) kuotat shtesë arritën në 100, por studentët nuk duan MNP kërkojnë DND, dhe kjo vetëm sepse kanë konceptin e gabuar se MNP nuk ka vlerë para DND. Momentalisht janë edhe 20 kuota të paplotësuara në MNP. Unë vetë iu jam lutur që ta vazhdojnë MNP-në sepse nuk ka diferencime.
Këta studentë që ju si Universitet sot i përjashtoni nga DND duke vendosur limitin e mesatares dikur ju vetë i keni vlerësuar me nota kaluese dhe e i keni pajisur me diplomën e nivelit të parë sipas Bolonjës, me 3 vite studime, a nuk duhej parë niveli i tyre që në fillim?
Po ne kemi qenë ata që u kemi vënë nga 2 apo 3 pesa, dikur i kemi kaluar dhe sot ata na kërkojnë sërish të njëjtën gjë por nuk bëhet fjalë për të njëjtin nivel studimesh. Po, ky nivel nuk duhet pranuar që në fillim sepse janë me rezultate të dobëta që nga gjimnazi. Mesatarja 7 për të hyrë në DND nuk është shumë e lartë dhe ne u kemi dal borxhit para 3 vjetësh kur nisën studimet duke u thënë të mësojnë dhe të arrijnë mesataren, sepse 2-vejçari do jetë me kriter mesatare. Por ne jemi Universitet Publik, kemi kaq pedagogë dhe kaq auditore, dhe prurja e parë e studentëve bëhet nga Ministria dhe jo nga ne. E njëjta situatë ishte edhe në Vlorë ku Rektori kërkoi largimin a atij kontigjenti që nuk ishte për në universitet, por sërish ata hynë sepse përzgjedhja e tyre nuk mund të bëhet nga universiteti, kjo nuk është kompetencë e jona ndërsa për DND po ne kemi të drejtë të vendosim kritere. Gjithsesi ne nuk i kemi lënë në rrugë këta studentë, por iu është ofruar një studim tjetër shtesë me 10 module (MNP), ata nuk e duan ne ua kemi bërë të qartë dhe ua kemi shpjeguar por nuk duan të kuptojnë. Nga ana tjetër unë jam i bindur se këta studentë gënjehen dhe kanë përkrahjen e ca njerëzve që i përdorin për politikat e tyre.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009