Milani ringjallet në Rusi, spektakël në Siti-Dortmund
Champions/ Nuk zhgënjen Reali, por mundet PSG.
Milani ka fituar në Rusi ndaj Zenitit, Reali mund Ajaksin në Amsterdam, ndërsa është mbyllur në barazim supersfida mes dy kampionëve të Anglisë dhe Gjermanisë. Milani arriti të fitonte një ndeshje tepër të vështirë në fushën e Zenitit në Rusi, duke dalë triumfues me rezultatin 3-2. Në një përballje me shumë përmbysje, italianët u nisën shumë mirë duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht realizoi holandezi Emanuelson që në minutën e 13-të dhe pastaj sulmuesi El Sharaui dyfishoi rezultatin me një aksion shumë të bukur personal. Me kalimin e minutave skuadra ruse e rriti nivelin e lojës dhe krijoi shumë raste për shënim. Për këtë, ajo u shpërblye me golin shënuar në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Autor i golit ishte braziliani Hulk. Me të nisur pjesa e parë, ekipi vendas barazoi me anë të golit të shënuar nga Shirokov dhe u duk se Milani do të pësonte një humbje të pabesueshme, por nuk ndodhi kështu. Kuqezinjtë reaguan dhe nisën të luanin më mirë duke zotëruar topin, ndonëse nuk pati raste të pastër për gol. Në minutën e 76-të, Milani shënoi golin e fitores, që ishte një autogol i realizuar nga Hubokan. Në po këtë grup Malaga surprizoi Anderlehtin duke e mundur në fushën e vet falë dopietës spektakolare të Eliseu (dy gola fantastikë për nga ekzekutimi) dhe penalltisë së Joakim. Por surpriza e mbrëmjes së djeshme erdhi nga Oporto, aty ku PSG-ja e Karlo Ançelotit u mund nga vendësit e Portos me një rezultat minimal. Në po këtë grup, Dinamo e Kievit mundi Dinamon e Zagrebit. Ndërsa në grupin B, Arsenali nuk e pati të vështirë që të kalonte grekët e Olimpiakosit falë golave të Zhervinjos, Podolskit dhe Ramsejt. Sakaq nuk shkoi më larg se një barazim Shalke ndaj Montpelie. Francezët arritën që të barazonin shifrat në minutën e 90-të me anë të Kamara. Spektakël i jashtëzakonshëm në Mançester, ku edhe pse nuk u shënuan më shumë se dy gola, u vërejt një lojë mjaft e bukur me protagonistë absolutë të dy portierët, të cilët neutralizuan disa gjuajtje të vështira. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Reali mundi lehtësisht Ajaksin e Amsterdamit.
Champions League
Grupi A/ Mbrëmë
Din.Kiev-Din.Zagreb 2-0
Gusev 3′, Pivariç 33′
FC Porto-Paris SG 1-0
J.Rodriguez 83′
Grupi B/ Mbrëmë
Arsenal-Olimpiakos 3-1
Zhervinjo 42′, Podolski 56′, Ramsej 90′/ Mitroglu 45′
Shalke-Montpelie 2-2
Draksler 26′, Huntelar 53′/ Ait Fana 13′, Kamara 90′
Grupi C/ Mbrëmë
Zenit Peterburg-Milan 2-3
Hulk 45′, Shirokov 49′/ Emanuelson 13′, El Sharaui 16′, Hubokan 75′ (autg)
Anderleht-Malaga 0-3
Eliseu 45′, 63′, Joakim 56′ (p)
Grupi D/ Mbrëmë
Ajaks-Real Madrid 1-4
Moisander 56′/ Ronaldo 42′, 79′, 81′, Benzema 48′
Mançester-Dortmund 1-1
Baloteli 89′ (p)/ Rojs 62′
Grupi E/ Të martën
Nordsjaeland-Çelsi 0-4
Mata 33′, 82′, D.Luiz 80′, Ramires 89′
Juventus-Shakhtar 1-1
Bonuçi 25′/ Teksiera 23′
Grupi E/ Të martën
BATE Borisov-Bajern 3-1
Pavlov 23′, Rodionov 78′, Bresan 90+2′/ Riberi 90′
Valencia-Lil렠 2-0
Xhonas 38′, 75′
Grupi G/ Të martën
Spartak Moskë-Sëlltik 2-3
Emenike 41′, 48′/ Hoper 13′, Kombarov 71′ (autg), Samaras 90+1′
Benfika-Barcelona 0-2
Sançez 6′, Fabregas 56′
Grupi H/ Të martën
CFR Kluzh-Mançester 1-2
Kapedanos 14′/ Van Persi 29′, 49′
Galatasaraj-Braga 0-2
Mikael 27′, Alan 90′
Oporto, sherr mes tifozëve, 6 të plagosur
Ndeshja midis Portos dhe PSG-së ka pasur një klimë te tensionuar para nisjes së sfidës. Që në mëngjesin e ditës së djeshme, ultrasit e dy tifozerive janë përleshur mes tyre, duke përdorur mjete të forta, si edhe thika. Për pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave portugeze përplasja ka ndodhru ën orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Tifozeria e PSG-së është problematike edhe në Francë, ku autoritetet policore ndërmarrin masa të rrepta sigurie në mënyrë që të shmangin përplasjet mes ultrasve.