Kanabis në burgun e ri të Durrësit
Gjendet sërish bimë narkotike në ambientet e Burgut të Durrësit. Shërbimet e policisë së Institucionit të Edukimit të Veprave Penale të Paraburgimit Durrës, njoftuan ditën e djeshme në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut se në territorin e brendshëm të institucionit është gjetur një top i dyshimtë tenisi. Agjentët e antidrogës kanë zbuluar se objekti sportiv ishte përdorur për të fshehur brenda tij lëndën narkotike. Në vendin e quajtur "Brezi i Butë", në territorin e brendshëm nga persona ende të paidentifikuar, është hedhur një top tenisi, i lidhur me izolant elektrik me ngjyrë kafe. Sapo është vënë re nga gardianët, është sinjalizuar policia, e cila ka dërguar menjëherë një grup ekspertësh. Shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, pasi bënë mbështjelljen e topit të tenisit konstatuan një qese farmaceutike transparente me dy shirita të bardhë ku brenda saj gjendej një masë bimore me kërcej dhe gjethe jeshile. Nga karakteristikat ajo ngjan me lëndën narkotike kanabis sativa. Sasia e gjetur ka një peshë prej 6.40 gramësh dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për të bërë analizimin e saj. Policia lokale ka deklaruar se po punohet për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Rreth një javë më parë, një tjetër sasi lënde narkotike u gjet në tarracën e ofiçinës së këtij institucioni dhe ende nuk janë gjetur autorët e saj. Në tarracën e ofiçinës që ndodhet brenda territorit të Institutit të Edukimit të Veprave Penale në Durrës është gjetur një sasi bime narkotike në qese farmaceutike. Lënda mendohet se u hodh nga jashtë prej familjarëve a shokëve të ndonjërit prej të dënuarve, që vuajnë dënimin në këtë institucion.
Kujtojmë se ky institucion është përuruar vetëm në fillim të qershorit, nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Kreu i drejtësisë ka premtuar kushte optimale dhe respektim me rigorozitet të ligjit, por pa kaluar muaji, brenda territori të këtij burgu janë gjetur dy herë lëndë narkotike.
Në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale ka 245 persona dhe shërben një personel prej 202 vetash, nga të cilët 158 janë uniforma të Policisë së Shtetit. Ky institucion përbëhet nga katër seksione, ku përfshihen persona madhorë, minorenët, bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe kampi i zakonshëm.
Në godinat e reja dhe me hapësirë ka 56 dhoma, 4 prej të cilave në një sektor të veçantë janë për të burgosurit e mitur. Në oborrin e kompleksit, ndodhet një godinë që do të shërbejë si spital i të sëmurëve mendorë me mjekim të detyruar, pra të përcaktuar si të tillë nga organet e drejtësisë. Kjo kategori aktualisht trajtohet në Krujë dhe së shpejti ata do të transferohen në Durrës.