KOALICIONET PASZGJEDHORE, SI MUND TE FORMOHEN
Deri në orën 18:00, të datës 30 qershor, mandatet e deputetëve që shkojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike, janë 71 dhe për koalicionin e Partisë Socialiste e të tjerë të majtë, 69. Në kohën që mbetet për numërimin e kutive, deri tani të pahapura, çdo gjë mund të ndodhë si ndryshim, për të dalë njëra apo tjetra në kryesim, por nuk besoj se mund të ndodhë krijimi i një diference paksa të dukshme, le të themi mbi 75 mandate. Nga sa shihet, fituesi do të mbetet në një brishtësi tronditëse, me ngrehinën qeverisëse që i ka themelet mbi një tokë moçalore, pa taban për të siguruar një qëndrim afatgjatë e me rrjedhojë të dëmshme për të ndërmarrë reforma, të cilat kërkojnë shumica të cilësuara. Ekuilibri i pashembullt që u shfaq në këto zgjedhje, i bën analistët e situatave politike të shohin në horizontin e afërt shfaqjen e krizës politike. "New York Times" nuk vonoi të shfaqë menjëherë dyshimin nëse shqiptarët mund të formojnë një mazhorancë bindëse? Po si mund të rrjedhin ngjarjet? Ja një hamendësim:
Presidenti i Republikës do t‘i besojë koalicionit me më shumë mandate, formimin e qeverisë. Deri në këtë fazë, zgjedhjet i ndihmuan qytetarët që të kontrollojnë zyrtarët e zgjedhur e aq. Roli i tyre mbaroi. Heronjtë zgjedhës, të pamerakosur për standardet (ata çuditen se çfarë u kërkohet, s‘janë të qartë) u kthyen në fshatrat e qytetet e tyre dhe pushkët i varën pas murit. Tani fillon roli i politikave. Hamendjet se çfarë do të ndodhë janë të shumta. Le të orvatemi të shohim një prej tyre:
Presidenti ngarkon të parapëlqyerit e fatit, Partinë Demokratike, të formojë qeverinë, e cila, nga ana e saj, pasi ka parë e studiuar mandatmarrësit, e fillon punën për sigurimin e disa mandateve të tjera me koalicione paszgjedhore. Në spektrin e saj politik, nuk i ka mbetur askush, se arriti me mençuri t‘i bashkonte në koalicione parazgjedhore. Atëherë ata do të shohin në spektrin politik kundërshtar, i njohur tashmë si veprim në politikën shqiptare, si fenomeni i Xhuvelizmit. Trafiku i votave e mandateve është ushtruar rëndom në politikën e këtij cepi të botës. Madje dikush (unë jo domosdoshmërisht kam këtë qëndrim) ka thënë se këtu ne prekim virtytet e racës, ku jo pak e rëndësishme është tradhtia, apo, e thënë më lehtë, mungesa e besnikërisë. E kush nga ne nuk gabon, sidomos kur nuk ke arritur të mësosh në kohë fjalën e urtë "Plaçkën ruaje kur është e re dhe nderin që në djalëri". Kujt subjekti mund t‘i shkojë i pari propozim koalicioni paszgjedhor? Besoj se PBDNJ-së. Që prej 18 vjetësh që mbajnë flamurin e kësaj partie, ata e kanë shfrytëzuar për t‘u mbuluar me të. I janë bashkangjitur çdo qeverie. Edhe kësaj radhe kështu mund të veprojnë. I vetmi dyshim për refuzim, lidhet me mundësitë potenciale që Papandreu dhe partia e tij, në zgjedhjet e ardhshme, të marrin pushtetin në Greqi, çka mund të stepë drejtuesit e PBDNJ-së. E megjithatë, ky koalicion mbetet përsëri tepër i brishtë.
A ka gjasa që ky propozim t‘i shkojë LSI-së? Po, ka. Tani, këtu te ne, mund të bësh not në aventura politike. Megjithatë, nuk besoj se kjo sjellje është e paramenduar. Nuk ia vlen t‘i japësh shumë rëndësi. E rëndësishme është të hamendësosh sa më drejt për qëndrimin që do të mbahet. Logjika më shtyn t‘i jap përgjigje negative mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje midis Berishës e Metës. Ende shoh brenda LSI-së njerëz që kanë ruajtur aftësitë e tyre të gjykimit. Ata nuk kanë arritur deri në atë pikë të verbër e të shurdhër, sa të poshtëronin veten, duke kënaqur elitën e tyre drejtuese me ca poste. LSI-ja, nga ky koalicion, pavarësisht ofiqeve që do t‘u afrohen, nuk fiton asgjë, (qoftë dhe duke argumentuar se kontribuoi për shmangien e krizës; se zgjedhje të tjera janë të parakohshme; se ato nuk i bëjnë mirë klimës politike; se ato janë të shtrenjta për xhepat e një vendi ku mungon begatia ekonomike, etj.). Më lejoni t‘jua them jo shkarazi, por troç këtë të vërtetë. LSI-ja, nga ky koalicion jo vetëm nuk fiton asgjë, por dhe humb gjithçka. Humb, së pari, elektoratin e saj. Po puna nuk mbaron me kaq. Ata do të ndaheshin nga një largësi e nderuar nga spektri i së majtës.
Ku tjetër është e mundur që Berisha të bindë mandatarë për të bërë trafik? Me siguri ju nuk habiteni, sepse i njihni dhe vetë. A ju kujtohen sesion pas sesioni të Kuvendit, disa deputetë, që me pjesëmarrjen e tyre në forumin e lartë dhanë ndihmesën e tyre "...për të numëruar mizat". Të tillë ka pasur kurdoherë. Dhe shfaqja mund të ketë filluar. "Ata", me siguri, Partia Demokratike, i njeh. Si mendoni se do jenë mjetet bindëse, për të realizuar trafikun e mandatit me këtë "grup" hipotetik? Duke u shpalosur programin e partisë (mos qeshni), duke u ofruar privilegje, duke u ofruar poste? Po mos kujtoni se Partia Demokratike drejtohet nga spitullaqë që nuk duan të bëjnë pis kostumin. Nëse doni të bindeni që dikush është me të vërtetë shurdh, hidhni pas tij një monedhë - na thotë urtësia njerëzore që vjen nga shekujt e shkuar. Këtu bie perdja. (Ju e keni kuptuar pse). Nuk është se "ata" hynë në politikë, pasi bënë një banjë morale, por hynë së bashku me papastërtitë, kur bënë zgjedhjen e motivit për të qenë pjesë aktive e politikës. Janë gjithë gjasat që me dy ose tre të tillë, togfjalëshi "Qeveri e brishtë", të paktën përkohësisht të hiqet, të largohet, për të mos thënë të zhduket. Edhe disa shpjegime: të gjitha këto (do thuhet), duke flakur tej arsyet e partisë, bëhen, jo nga etja më mizore, etja e pushtetit, por për t‘u dhënë një shtytje punëve, në emër të mistikës atdhetare. Këtij "koalicioni" i trembem se mos ndodhë.
Përvoja e gjatë e jetës së tërë strukturave ekonomike dhe formacioneve politiko-shoqërore, të studiuara e të stërstudiuara, i kanë shtyrë disa lakonikë të ditur, t‘i përmbledhin njohjet e njëzimit për qeveritë, në mënyra sa më të thjeshta. Ja se si ...ka tri lloj qeverish: ato që mendojnë vetëm për vete dhe ato që mendojnë për ne e për vete. Sa për ato që do të mendonin vetëm për ne, nuk janë hasur kurrë. Të ëndërrosh llojin e tretë të qeverisë do të thotë të tërheqësh vëmendjen e lexuesit e publikut mbi një organizëm që nuk ekziston.
Sado kujdes të kenë e sado mjeshtëri të tregojnë në formimin e një mazhorance solide, unë do të zgjidhja atë qeverinë e llojit të dytë. Shfaqja do të jepet. Kini durim.