Dëmtimi, Jao Ming rrezikon karrierën
Jao Ming, 28-vjeçari i Hjuston Rokets nuk do të luajë asnjë ndeshje basketbolli gjatë sezonit të ardhshëm. Shkak është bërë fraktura në këmbën e majtë, që pësoi më 8 maj në sfidën kundër Los Anxhelos Lejkers në "play-off" të NBA-së. Por, sipas mjekut të skuadrës, ky dëmtim rrezikon seriozisht edhe karrierën e kinezit 228 centimetra të gjatë, pasi kjo mund të jetë ndërhyrja e pestë kirurgjikale në tri vitet e fundit për Ming, i cili përfiton 16 milionë dollarë rrogë në vit.