E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e '99, ndalohet lazaratasi

Blerim Kore

GJIROKASTER - Zbardhet nje vrasje e ndodhur ne vitin 1999, ne Gjirokaster dhe policia ka vene ne pranga nje te dyshuar. Agjente te Sektorit te Krimeve te Renda ne policine e Gjirokastres kane vene ne pranga 31-vjecarin, Drini Aliko, nga fshati Lazarat, pasi rezulton te jete autori i dyshuar i nje vrasjeje te ndodhur 10 vjet me pare. Puna disa mujore e prokurorise dhe policise, eshte finalizuar me operacionin "Harresa" qe ka sjelle edhe arrestimin e ketij personi. Si rezultat i ketij operacioni te mire organizuar u be e mundur qe, ne vendin e quajtur "Kthesa e Viroit ", ne aksin rrugor Gjirokaster- Subash, te kapej dhe te dergohej ne Policine e Gjirokastres autori i dyshuar, i cili po udhetonte nga Viroi per ne fshatin Lazarat me automjetin e tij tip Xhip Audi me targa GJ 0777. Aliko eshte personi i dyshuar si autori i vrasjes me arme zjarri te Besnik Ibrahimit, nga lagja Punetore, Gjirokaster ne nentor 1999.

Pas grumbullimit te provave ligjore dhe dokumentimin e kesaj vepre penale, efektivet e Krimeve te Renda ne bashkepunim me Seksionin e Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Gjirokastres, iniciuan nje operacion te vecante per ndalimin e personit te dyshuar si autor i kesaj vrasje. "Operacioni i koduar "Harresa" kishte si qellim ndalimin e personit te dyshuar per implikim ne kete ngjarje dhe hedhjen drite mbi kete vrasje te ndodhur perpara 10 vitesh", pohojne burime zyrtare ne policine e Gjirokastres. Efektivat policore pjesemarrese ne kete operacion mbremjen e se premtes, ne vendin e quajtur "Kthesa e Viroit ", ne rrugen kombetare Gjirokaster- Subash, kapen dhe shoqeruan Alikon. Sipas burimeve policore ne momentin e ndalimit ai po udhetonte nga Viroi per ne fshatin Lazarat, me automjetin e tij tip Xhip Audi. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale se bashku me automjetin 5 aparate celular me gjithe karta, 32 mije leke te reja dhe 420 dollare.

Ngjarja per te cilen dyshohet se eshte implikuar Drini Aliko ka ndodhur ne 4 nentor 1999 ne qytetin e Gjirokastres. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres, ne kete ngjarje u vra me arme zjarri, ne vendin e quajtur "kryqezimi i lagjes Punetore", anes rruges kombetare Gjirokaster-Kakavije, Besnik Ibrahimi, banor i lagjes "Punetori". Dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Gjirokastres, per hetime te tjera ne lidhje me kete ngjarje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›