Topi: Me Berishen, vetem marredhenie institucionale
Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi thote se reforma ne sistemin e drejtesise duhet bere ne baze te nje strategjie te qarte. Duke folur per Zerin e Amerikes, Presidenti Topi komenton Raport-Progresin e Komisionit Evropian si dhe zhvillimet e fundit ne Shqiperi, ceshtjen e pavaresise se institucioneve, perplasjet e shumices me Prokurorine si dhe greven e urise te nisur dje nga nje grup deputetesh.
Jepni vleresimin tuaj shkurtimisht mbi Raportin e Bashkimit Evropian per Raport-Progresin i cili u publikua javen e shkuar dhe qe krijoi debate dhe u vleresua ne menyra te ndryshme nga aktore te ndryshem politike ketu ne Tirane?
Natyrisht, nga aktore te ndryshem politike, kryesisht ata partiake, Raporti vleresohet bardh e zi, ndersa une e kam detyrim institucional ta vleresoj Raportin ne nje menyre realiste, me ngjyra, cka do te thote qe Raporti shenon patjeter nje arritje te re ne marredheniet midis Komisionit Evropian dhe Institucioneve te Shqiperise, dhe kam rastin ketu te falenderoj partneret evropiane, jo thjesht per monitorimin qe i bejne situates, demokracise dhe institucioneve ne Shqiperi, por edhe per ndihmen konkrete, per bashkepunimin mjaft intensiv qe ne kemi me Komisionin Evropian, vecanerisht pas arritjes se Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit. Pra, jemi ne fazen e marreveshjes se ndermjetme, me punen qe duhet te beje Shqiperia, - shpresojme brenda nje periudhe te shkurter - per te marre dhe statusin e kandidatit. Nga ky kendveshtrim, dhe duke e lexuar e vleresuar ne menyre objektive kete Raport-Progres, une them qe Shqiperia ka bere progres, cka eshte e vleresueshme. Natyrisht, ka dhe probleme sepse po te mos kishte probleme, ne sot do te ishim me statusin e kandidatit. Pikerisht, kjo lloj marredhenie e monitorimit dhe e vleresimit ne nivel te demokracise, te forcimit te shtetit ligjor, te marredhenieve nderinstitucionale, te ceshtjeve qe kane te bejne me politiken, kane te bejne me partite, me reformen zgjedhore, kane te bejne me drejtesine, kane te bejne me korrupsionin, kane te bejne me krimin e organizuar, jane te gjithe elemente qe vleresohen ne menyre shume realiste, teper objektive, ne menyre shume profesionale, dhe mbetet qe Institucionet shqiptare, politika shqiptare, partite, Institucionet e pavarura, te bejne nje vleresim shume te vemendshem, jo vetem specifik per linjat institucionale qe ato mbulojne, por eshte shume e rendesishme qe te gjithe te gjejne gjuhen e komunikimit te ndersjellte, qe gjithcka te shkoje ne menyre sa me te shpejte drejt marrjes se statusit te kandidatit. Pra, duke e perkufizuar me pak fjale, do te thoja qe une kam nje vleresim shume pozitiv per Raportin. Shqiperia ben progres, kjo eshte shume e rendesishme, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, Shqiperia sot perfytyrohet si nje faktor determinant, ne mbajtjen e nje situate shume te qete ne rajon. Ka nje rol moderator, ka nje rol te rendesishem, rol te cilin nuk e ka pasur vite perpara. Pra, Shqiperia po forcon demokracine brenda, por nga ana tjeter po krijon terren shume te pershtatshem per marredhenie dhe ne nivel rajonal, sepse raporti nuk vlereson vetem Shqiperine, por vlereson edhe nje progres te dukshem ne vendet e Ballkanit Perendimor”.
Partite e medha duket se rane ne ujdi qe ta benin mes tyre reformen ne drejtesi, por realisht pak gjera, pervec ligjit “Per organizimin e sistemit gjyqesor”, nuk kemi asgje tjeter konkrete. Nderkohe, qe nje pakete ligjesh te hartuara nga qeveria, jane kritikuar nga aktore te interesit, por edhe nga faktori nderkombetar. Ju si e vleresoni kete situate?
Une ju falenderoj qe sillni ne vemendje pikerisht vizionin tim ne momentin e marrjes se detyres si President. Kam pasur pikerisht kete vizion, te cilin Komisioni Evropian e shpreh ne progres-raport. Pra, ceshtja e reformes ne drejtesi eshte nje ceshtje mjaft komplekse, pra, nuk ka te beje thjesht me institucionet e drejtesise, por ka te beje me nje ndervarje reciproke te te gjitha institucioneve, qe fillojne me politiken, me parlamentin, me qeverine, me Presidentin, me Institucionet e tjera qe lidhen me administrimin e ceshtjeve gjyqesore, ka te beje me Prokurorine, ka te beje me Avokatine, ka te beje me Keshillin e Larte te Drejtesise, pra nuk mund te bejme nje trajtim metafizik vetem tek nje pjese, pa marre ne konsiderate nje vizion kompleks, nje vizion, nga i cili mund te dale nje strategji e sakte. Dhe une mendoj qe gjerat jane realizuar, patjeter qe jane realizuar, jane bere, por kane nevoje per permiresim. Pra, ketu eshte vleresimi objektiv i nje raporti ku te vleresohen arritjet, por natyrisht te evidentohen edhe “handicap”-et, te cilat nuk mund te kryhen nga nje institucion i vetem, por duhet - ajo qe e kam thene vazhdimisht – nje bashkepunim shume i frytshem, nderinstitucional, mbi bazen e vullnetit politik dhe administrativ”.
Ne raport sistemi gjyqesor kritikohet per mungesa pavaresie, per mungesa transparence. Ne te pakten tre raste ngrihet shqetesimi se ka pasur nje nderhyrje ne pavaresine e institucioneve, rasti i rrezimit nga Kuvendi te kandidatura tuaja per Gjykaten e Larte, rasti i ligjit “Per organizimin e sistemit gjyqesor”, qe perseri kritikohet per shkak te mos ndarjes se qarte te kompetencave mes dy inspektorateve, dhe po ashtu ligji “Per Prokurorine”. Ju besoni se ky eshte nje shqetesim i ngritur nga raste sporadike apo mendoni se ka nje perpjekje per te ushtruar trysni ndaj sistemit te drejtesise?
Une besoj qe beteja per pavaresine e institucioneve eshte nje beteje afatgjate. Pra, Shqiperia eshte ne nje moment shume te rendesishem kur del ne fokus nevoja per arritjen e pavaresise se institucioneve te pavarura. Dhe besoj qe eshte nje ceshtje e kultures se dialogut politik, e kultures se nevojes per te komunikuar dhe per te vleresuar qe disa institucione detyrimisht te shkojne ne standardet qe kane edhe institucionet homologe ne Perendim. Por besoj qe ceshtja nuk eshte shume pesimiste ne kete drejtim, sepse procedura pavaresisht se ka pasur debat, dhe debati eshte i natyrshem, ky debat ndonjehere ka qene edhe i forte. Sidoqofte, mendoj se gjerat jane futur ne nje shtrat normal dhe kjo presupozon edhe nje sens progresi, edhe ne drejtim te vleresimit te pavaresise se nje institucioni. Pra, gjerat nuk kane mbetur statike, por njerezit jane ndergjegjesuar qe ketu duhet te kete patjeter raporte nderinstitucionale, duke respektuar te drejtat dhe besoj ne fizionomine qe kane institucionet e pavarura”.
Megjithate, ka pasur nje perplasje te forte mes Prokurorise dhe Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Brendshme, nje perplasje e cila u duk se u zbut me teper nga nderhyrjet e faktorit nderkombetar, sepse ishte e qarte si perplasje, madje nuk mungoi nga ana e shumices te etiketohet Prokuroria e Pergjithshme edhe si e ndikuar politikisht.
Une besoj qe ka te tilla ne dialogun politik dhe besoj qe ka dhe teprim. Ka teprime, ka tejkalime te sensit te mases, qe shkojne deri ne akuza te pabazuara. Une besoj qe po krijojme institucione vertete ne standarte te pranueshme dhe mund t’ju them qe ne kete debat jane pershire shume aktore, natyrisht jane te perfshire edhe partneret tane nderkombetare, sepse sapo folem per raport-progresin, por jane futur pikerisht ata qe ne i konsiderojme partnere strategjike, te cilet jane shume te interesuar ne stabilitetin e demokracise dhe te institucioneve ne Shqiperi.
A jeni i kenaqur nga veprimtaria e puna e Prokurorise se Pergjithshme? Ka mjaft zera se kjo Prokurori po tregohet e ngadalte, duke pasur parasysh ketu ceshtje te rendesishme qe ajo ka ne dore, si rruga Durres-Kukes apo ceshtja e Gerdecit dhe me afrimin e zgjedhjeve, keto hetime mund te kene dhe nje veshje politike me pas.
Une dal plotesisht nga sfondi i ketyre pyetjeve dhe nga burimet nga te cilat dalin keto pyetje, sepse eshte ne interesin e partive politike qe ta realizojme pyetjen ne interes te tyre. Une mendoj qe pas kaq vitesh ne kemi nje Prokurori jo politike. Nuk mund te futem ne natyren e punes se Prokurorise, sepse po te futem ne natyren e punes se Prokurorise, do te thoja qe une influencoj tek puna e Prokurorise. Ky institucion ka pasur nje pavaresi absolute ne raportin midis Presidentit dhe Prokurorise. Ato jane rekomanduar qe te jene ne standardet e shtetit ligjor. Gjithmone, ju e keni pare qe une jam shprehur edhe publikisht, qe te forcojme pavaresine e tyre dhe pavaresia e institucioneve fillon tek pavaresia individuale. Ne rast se nje njeri qe mbulon nje institucion, eshte ne standardet e pavaresise, atehere ai mund te realizoje nje institucion te pavarur.
Duke iu rikthyer serish Raport-Progresit, nje nga ceshtjet kryesore atje eshte edhe reforma elektorale, por dje kemi nje ngjarje jo te zakonte per jeten politike, 11 deputete te cilet jane futur ne greve urie ne sallen e Parlamentit. Ju si do ta vleresonit kete situate te krijuar?
Une mendoj qe ceshtja e zgjedhjeve ne Shqiperi eshte nje ceshtje dominante, eshte nje ceshtje prioritare, qe eshte permendur me nje vemendje te vecante ne Raport-Progresin, sepse edhe jemi ne prag te zgjedhjeve. Dhe jemi ne prag te nevojes per te reformuar Kodin Zgjedhor por edhe infrastrukturen zgjedhore. Por, ne progres-raport thuhet qe mungon kultura e dialogut politik midis partive politike, gje qe po verehet edhe ne momentet e reformimit te Kodit Zgjedhor, qe ka imponuar qe edhe nje pjese e deputeteve t’i mbrojne interesat e tyre ne kete forme te protestes, qe po konsiderohet nje proteste demokratike, por eshte ne te drejten, ne vizionin, ne perceptimin dhe ne pozicionin e cdo partie politike dhe cdo deputeti qe do te protestoje pikerisht per arritjen e standardit qe ka te beje me marrjen ne konsiderate edhe te interesave te tyre.
Erdhet ne kete post te larte nga majat e Partise Demokratike. 16 muaj pas fillimit te punes, si do t’i konsideronit marredheniet me kryeministrin Sali Berisha? Duket qarte se ato nuk jane dhe aq te mira. Madje, pak kohe me pare, Berisha foli edhe per nje perpjekje, per te krijuar nje pakice brenda shumices. Cilat jane shkaqet?
Brenda pyetjes suaj, ju evidentuat, e konfirmuat dhe dolet tek shkaqet, pa marre pergjigje nga ana ime. Une vleresoj ne cdo lloj rrethane, detyrimet institucionale qe ka ky pozicion te cilin une mbuloj sot.