E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Guvernatori Fullani lajmeron rreziqet

Renia e cmimeve per lendet e para ka filluar te ndjehet edhe ne Shqiperi. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dje ne konferencen e perbashket per shtyp me misionin e Fondit Monetar Nderkombetar tha se, vazhdon te jete i pranishem ne muajt e fundit frenimi i rritjes se cmimeve te lendeve te para, te naftes dhe te produkteve ushqimore. Per me teper, ka filluar nje proces i korrigjimit te shpejte te ketyre cmimeve nga ana e kerkeses. Por sipas tij renia e metejshme e cmimeve mund te ndikoje ne renie, ne te dy krahet e tregtise se jashtme. Por, duke qene se diferenca midis importeve dhe eksporteve eshte me disa here, sigurisht qe efekti neto mund te jete pozitiv per nje zbutje e deficitit tregtar. Por Fullani lajmeroi se, megjithate, duhet theksuar se, renia e cmimeve mund te ndikoje indirekt edhe ne ecurine e te ardhurave fiskale, perderisa vlera mbi te cilen aplikohen tarifat fiskale, do te jete me e ulet. Ai lajmeroi se, ne planin e brendshem, vleresohet se ekonomia do te ballafaqohet me tkurrje te aktivitetit te kreditimit si dhe te linjave te kredise, qe bankat meme iu akordojne bankave bija. Bazuar ne argumentet e mesiperme, Banka e Shqiperise, vlereson se eshte rritur mundesia qe te materializohet nje ngadalesim i aktivitetit ekonomik gjate vitit 2009. Rreziqe te tjera te mundshme mund te jene ato qe kane te bejne me situaten hidroenergjitike, me rritje te mundshme te cmimit te energjise apo dhe me ecurine e prodhimit bujqesor vendas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›