Kanada perplaset treni me autobusin 5 viktima
Të paktën pesë persona mbetën të vrare dhe një numër i panjohur të tjerësh mbetën të plagosur, kur autobuzi me të cilin udhëtonin në Kanada u përplas me një tren në lëvizje. Imazhet treguan se praktikisht, e gjitha pjesa e përparme e autobusit ishte shkatërruar plotësisht nga perplasja. Aksidenti u regjistrua të mërkurën në kryeqytetin Otava. Një numër i madh automjetesh zjarrëfikëse, të ndihmës së shpejtë dhe autoambulanca ishin në vendngjarje. Të gjithë viktimat dhe te plagosurit ishin udhëtarë të autobusit.