E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, tre persona vdesin nga orteku


Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë mendohet se janë varrosur nën dëborë pas një orteku të rënë ditën e shtunë në një kompeticion të garave me motorra dëbore pranë Revelstoke, në British Kolumbia. Sipas burimve policore kanadeze 200 persona mendohet të kenë qënë spektatorë të kompeticionit ku ra orteku. Nuk dihet nëse ka ende njerëz të tjerë të mbetur të bllokuar, por ekipet e shpëtimit janë dërguar në Revelestoke për të kryer kërkimet dhe për të shpëtuar personat e mbetur nën dëborë. Policia tha se të paktën një numër i konsiderueshëm personash u dëmtuan gjatë rënies së ortekut, ku disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda. Qendra kanadeze e orteqeve e cila e ka bazën në Revelstoke, kishte paralajmëruar banorët vendas se rreziku i orteqeve në zonat malore ishte i lartë për shkak të rënies së reshjeve të shumta gjatë kohëve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›