E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, zhbllokon 950 milion paund, për të ndihmuar Libinë

Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord që të zhbllokojnë 950 milion paund të mbajtura në Bankat e Mbretërisë së Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm William Hague, tha se kjo ishte një ndër hapat më të rëndësishme për të ndihmuar popullin e Libisë. Fondet do të ndihmojnë për nevojën humanitare që ka Libia. Fondet kanë qënë të ngrira që në muajin shkurt, kur filluan protestat në Libi.
Libia është përfshirë prej disa muajsh nga përleshje të armatosura mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Muamar Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›