E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja do të presë G7 për të diskutuar pasojat e krizës financiare globale

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen në datat 5 dhe 6 shkurt të vitit të ardhshëm ne Kanada.
Ata pritet që në këto takime të diskutojnë për pasojat e krizës financiare që kanë prekur gjithë globin. Lajmi është bërë publik nga Ministri i financave të Kanadasë, Jim Doherty.
Ministri ka deklaruar se takimi me ministrat e jashtëm të G7 do të mbahet në Iqalit, një qyteze e vogël në ishullin Bafin në pjesën Arktike të Kanadasë.
Ndërkohë që punimet e këtij takimi do të udhëëhiqen pikërisht prej Kanadasë e cila merr edhe presidencën e G20.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›