Kanadaja, e artë në hokej

Kombëtarja e Kanadasë në hokej mbi akull, në konkurrencën e femrave, për herë të tretë me radhë ka fituar medaljen e artë në ditën e 13-të të Lojërave Olimpike Dimërore. Pas këtij triumfi, Kanadaja tani ka tetë medalje të arta.
SHBA ka triumfuar për herë të parë në garat e kombinimit nordik (kërcime me ski dhe vrapime me ski), ndërsa norvegjezja Marit Njoergen fitoi medaljen e saj të tretë të këtyre lojërave.
Kanadaja mposhti SHBA-të 2-0 në finalen e hokejit mbi akull. Finlanda fitoi kundër Suedisë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë. Nikoqiri ka mposhtur rekordin e tij më të mirë të kaluar prej shtatë medaljeve në dy Lojërat e viteve 2002 dhe 2006.
Norvegjia fitoi garën e stafetës 4x5 km në vrapime me ski dhe titullin e parë pas 26 vjetëve, duke marrë medaljen e shtatë të artë të Lojërave në Vancouver. Bjoergen, 29 vjeç, hyri e para në cak për Norvegjinë në ekipin e përbërë edhe nga Vibeke Skofterud, Therese Johaud dhe Kristin Stoermer Steira.
Gjermanisë i takoi medalja e argjendtë, ndërsa të bronztën e mori Finlanda. Gjermanja Viktoria Rebensburg befasoi favoritet duke fituar garën e sllallomit të madh. E gjashta pas lëshimit të parë të mërkurën, ajo e kompletoi të dytin në kohë 1 minutë 11.64 sekonda për total prej 2 minuta 27.11 sekonda.
Tina Maze nga Sllovenia mori medaljen e argjendtë, pasi përfundoi 0.04 sekonda pas Rebensburg, ndërsa Elisabeth Goergl e Austrisë – kryesuesja e lëshimit të parë – ishte e treta.
SHBA festoi dy pozitat e para në kombinimit nordik, kur medalja e artë i takoi Bill Demongut, ndërsa e argjendta Johny Spillane.
Kjo ishte medalja e parë e artë për SHBA-të në këtë disiplinë dhe e para në përgjithësi në skijim nordik pas 86 vjetëve të Lojërave Dimërore. Austriaku Bernhard Gruber, që udhëhoqi pas kërcimeve me ski, përfundoi i treti pas vrapimeve me ski në 10 kilometra.
Favoritja Kim Yu-Na nga Koreja e Jugut ka fituar medaljen e artë në patinazh artistik, duke shënuar rekord të ri botëror. Kim fitoi 150.06 pikë, duke përmirësuar rekordin e deritashëm botëror, që gjithashtu e mbante vetë me 133.95 pikë.
Totali i saj, pas dy programeve, ishte 228.56 pikë. Medaljen e argjendtë e fitoi japonezja Mao Asada me 205.50 pikë. Kanadezja Joannie Rochette e mposhti amerikanen Mirai Nagasu për medaljen e bronztë. Alexei Grishin nga Bjellorusia ka fituar medaljen e artë në kërcimet akrobatike me ski me total prej 248.81 pikëve. Jeret Peterson nga SHBA ishte i dyti me 247.21 pikë, ndërsa medalja e bronztë i takoi kinezit Liu Zhongqing me 242.53 pikë.
Tabela
SHBA 8 12 12 32
Gjermania 8 11 7 26
Norvegjia 7 6 6 19
Kanadaja 8 6 3 17
Rusia 3 4 6 13
Austria 4 3 5 12
Koreja 6 4 1 11
Franca 2 3 5 10
Kina 4 2 3 9
Zvicra 6 0 2 8