Inter, shiko mbrapa!

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka paralajmëruar Interin të ketë kujdes nga Rossonerët. Milan u afrua në katër pikë ndaj liderit Inter të mërkurën, pas fitores ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi me rezultat 2-1.
“Tani Inter duhet të shikojë mbrapa vetes, aty është Milan”, tha Pato optimist. I pyetur nëse do të pranonte Scudetton nëse Inter fiton Ligën e Kampionëve, braziliani u përgjigj: “Jo, sepse shikoj vetëm veten. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë, të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
Duke kthyer vëmendjen te Kombëtarja braziliane, Pato ka shprehur ambiciet e tij të fitoj Kampionatin botëror.
“Triumfi në Kampionatin botëror me ekipin kombëtar ka qenë ëndërr e imja prej kur isha fëmijë dhe do të bëj gjithçka të bind Dungan të më ftojë në Afrikën e Jugut”, u shpreh ai.
Në fund, Pato përkrahu sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, i cili zgjoi kritika pasi shkoi të përcjellë ndeshjen e Milanit kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
“Mario është djalosh i shkëlqyeshëm. Nëse unë do të isha i lirë, do të shkoja të shikoj Interin me Chelsean, ngjarje e madhe sportive që meriton vëmendje”, përfundoi ai.