Juventus e ka obligim të fitojë

Ylli i Juventusit, Diego ka thënë se është obligim i klubit të mundohet të fitojë gjithçka nga Scudetto deri tek Europa League. 24-vjeçari brazilian reagoi me zemërim pas zëvendësimit kundër Ajaxit, të enjten mbrëma, por mundohet të qëndrojë pozitiv.
“Është e qartë se obligim yni është të fitojmë. Kjo ishte ndeshje prej 180 minutave, në të cilën kemi arritur të ruajmë epërsinë nga takimi i parë në Amsterdam”, shtoi Diego në uebfaqen e tij zyrtare.
“Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi në rrethin tjetër. Dëshirojmë të shkojmë larg në këtë garë”, përfundoi ai.
Juventus tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë. Ata gjenden në pozitën e katërt në Serie A, 14 pikë më pak se lideri Inter, edhe pse ishin konsideruar si konkurrentë për titull në fillim të sezonit.
Europa League përfaqëson shansin e fundit të Juventusit për të fituar titull në sezonin 2009-10.