E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi testohet në Osters

Sulmuesi i klubit finlandez, IFK Mariehamn, Arsim Gashi, do të provohet te klubi nga liga e dytë suedeze (Superettan), Osters. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi nga elita e futbollit finlandez, i cili me Gashin ka kontratë edhe për një sezon.

“Arsim Gashi është në një test njëjavor në Osters IF. Gashi do të paraqitet në ndeshjen miqësore kundër Husqvarnas. Kjo nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjen që IFK Mariehamn do ta zhvillojë kundër MyPa, në kuadër të kupës se ligës”, shkruan ueb faqja zyrtare e klubit (www.ifkmariehamn.com).

Që nga transferimi në IFK Mariehamn, vitin e kaluar, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar 23 ndeshje me IFK, ndërsa ka realizuar vetëm një gol.

Futbolli suedez nuk është i panjohur për Gashin, pasi ai në të kaluarën ka luajtur për Vasterviks, Atvidabergs, Stockholm dhe Motala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›