E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja largohet nga Protokolli i Kjotos

Kanadaja është tërhequr nga Protokolli i Kjotos për ndryshimet klimatike.

"Kjo nuk funksionon", tha ministri kanadez i Mjedisit, Peter Kent, pa specifikuar se kur Kanadaja, vendi i parë që morri një vendim të tillë, do të dalë zyrtarisht nga marrëveshja.

Por ai shtoi se qeveria e tij do të "përdorë të drejtën ligjore për t’u tërhequr zyrtarisht nga Protokolli", përndryshe Kanadaja rrezikon të paguajë dënime të rënda.

Kent kur lëshoi këtë deklaratë ishte duke u kthyer nga Afrika e Jugut, ku ai mori pjesë në Konferencën OKB-së për klimë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›