Daçiç: Kushti për BE është njohja e Kosovës

"Ne nuk duhet të gënjejmë njëri-tjetrin ose të tregojmë më përralla, kjo është ajo që kërkohet prej nesh", citon agjencia e lajmeve Beta zëvendës-kryeministrin Ivica Daçiç.
Udhëheqësit evropianë në një samit të premten vendosën të shtyjnë deri në mars vendimin nëse Serbia mund të jetë një kandidat për anëtarësim në BE, duke i bërë thirrje Beogradit për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.
Daçiç ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për dështim në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të Serbisë pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.
"Askush nuk e përmendi çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë, dhe tani, 11 vjet më vonë, ne nuk mund të marrim as kandidaturën. Kë duhet ta zëvendësojmë apo dërgojmë në tani?", ka thënë Daçiç.
"Nëse Bashkimi Evropian nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm, atëherë ata duhet të tregojnë", ka thënë Daçiç.