SHBA, Klinton shpall organizatë terroriste rrjetin Hakani

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se e ka njoftuar Kongresin amerikan se ajo e përcakton rrjetin Hakani, me seli në Pakistan si një organizatë të huaj terroriste.
Vendimi hyn në fuqi më 14 shtator - pas një periudhe shtatë-ditore të pritjes- derisa të publikohet në Regjistrin Federal.
Në momentin e publikimit, do të jetë ilegale për për çdo qytetar amerikan apo person brenda juridiksionit të SHBA që me vetëdije t`i ofrojë “mbështetje materiale ose burime” rrjetit Hakani.
Kjo përfshin të holla, strehim, trajnim, këshilla të ekspertëve, personel, armë, substanca vdekjeprurëse, pajisje të komunikimit apo transport.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur me rrjetin Hakani disa sulme në Afganistan, duke përfshirë atë të qershorit në një hotel pranë Kabulit, në të cilin u vranë 18 njerëz dhe një rrethim të vitit të kaluar të ambasadës amerikane.