E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranohet mrekullia e dytë, Papa Gjon Pali II mund të shpallet shenjtor

VATIKAN - Papa Gjon Pali mund të shpallet shenjtor këtë vit, pasi një komision i Vatikanit pranoi mrekullinë e tij të dytë. Kongregata doli në përfundimin se një shërim i pashpjegueshëm i ndodhur në 1 Maj te vitit 2011 u krye për shkak të ndërhyrjes së Papa Gjon Palit te Dyte, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Gjatë një takimi të sotëm të Kongregates, kardinalët dhe peshkopët lanë të hapur mundësinë e kanonizimit që mund të mbahet më 8 dhjetor të këtij viti.

Tashmë Papa Francesku duhet të japë miratimin e tij përpara se të vendoset për datën e kanonizimit që është edhe procesi i fundit zyrtar që e shpall një person të vdekur shenjtor. Gjon Pali i Dytë vdiq në vitin 2005, në moshën 84-vjeçare dhe u lumturua në maj të vitit 2011 nga pasardhësi i tij Benedikti i 16. Mrekullia e tij e parë u bë e ditur nga një murgeshë franceze, e cila pretendon të jetë shëruar nga sëmundja e Parkinsonit pasi u lut për bekimin e Papa Gjon Palit të Dytë, një muaj pasi ai kishte ndërruar jetë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›