E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, luftë me policinë, vriten 2 shqiptarë të arratisur nga burgu i Trikalas

2 nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, kanë mbetur të vrarë sot rreth orës 21:00, gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM. 

Sipas policisë dy shqiptarët e vrarë janë Edison Lika, 25 vjec dhe Admir Murataj 41 vjec. 

Operacioni për kapjen e shqiptarëve të arratisur filloi në mëngjes dhe sipas disa informacioneve, 4 prej tyre ishin identifikuar nga kamerat termike të policisë. 

Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes, policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, dhe për pasojë vrau 2 prej tyre.

Operacioni vazhdoi edhe pas kësaj ngjarjeje dhe në kërkim janë edhe 3 ose 4 persona të tjerë. 

Sipas informacioneve, në mëngjes të arratisurit nga burgu ishin ndarë në 2 grupe dhe lëviznin në drejtime të ndryshme. 

Në 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 

8 të tjerë që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.

Më 30 mars gjatë një përleshjeje u vra 25 vjecarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastëtsisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit, vranë një polic 37 vjecar dhe carmatosën patrullën e tij të policisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›