E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Masat e sigurise, s'kemi konflikt me gjykaten

Prokurorja e Pergjithshme tha dje se ajo nuk ishte e kenaqur me vendimin e gjykates qe hidhte poshte kerkesen per arrest me burg per tre te dyshuarit e "21 janarit", kurse shtoi se kjo nuk do te thtoe se ajo ka konflikt me gjyqesorin: "Vendimin e gjykates me arrest shtepie per tre personat do ta ankimojme. Por nuk mund te flasim per nje konflikt, eshte nje vendim gjykate dhe ne do te ndjekim kundershtite tona ne rruge ligjore", - deklaroi Ina Rama ne daljen e djeshme per media.

Ajo iu pergjigj pyetjeve te meposhtme:

Si do te vazhdojne hetimet e kesaj ceshtje duke pasur parasysh qe te akuzuarit jane ne arrest shtepie dhe jo ne burg?

Ne do te marrim hapat tone ligjore per te kundershtuar vendimin e gjykates, eshte nje e drejte e jona duke qene se e kemi cmuar, eshte nje vendim jo i drejte. Hapat e tjere te hetimit do te jene hapat qe do te ndermerren. Nuk mund te themi sot qe kjo mase do te prodhoje nje veshtiresi. Shpresojme qe provat e mbledhura ndaj personave qe ne kemi kerkuar arrest jane prova te qendrueshme te forta.

Nje vit me pare kur po hetonit ngjarjen e 21 janarit thate se nuk ekzekutohen urdhrat per shkak te nje gabimi ne shkrese. A mendoni se ka nje lloj bashkepunimi mes jush dhe Edi Rames?

Nuk kam deklaruar kurre qe urdhrat nuk u ekzekutuan kurre per shkak te nje gabimi ne shkrese. Nuk ka nje bashkepunim me Edi Ramin.

Si i keni pritur akuzat e kryeministrit per rolin tuaj ne ngjarjen e 21 janarit dhe a do te kete arrestime te tjera per ngjarjen e 21 janarit?

Roli im ne ngjarjen e 21 janarit dhe ne hetime eshte vetem ai i Prokurorit te Pergjithshem te Republikes se Shqiperise. Kam ushtruar funksionet e mia ne cdo hape dhe cdo hallke, te procesit ky eshte pozicioni qe une kam eshte shume institucional. Nuk e shoh shume te arsyeshme te jap prononcime te metejshme, ne momentin qe do kemi zhvillime te metejshme te hetimit do ti bejme publike.

A eshte kthyer pergjigjja balistike per viktimat e tjere?

Ne pergjigjen qe FBI ka sjelle per Prokurorine, thuhej se predha e gjetur ne trupin e Aleks Nikaj, sepse ai eshte viktima i vetem qe ka pasur nje predhe, nderkohe qe viktima Hekuran Deda nuk ka pasur nje predhe per pasoje nuk iu ushtrua laboratorit kriminalistik pasi nuk kishte nje predhe qe te ekzaminohej ne laborator. Per fat te keq predha e gjetur ne trupin e Aleks Nikaj nga laboratori vjen nje pergjigje e cila jep disa shenja te ngjashme, te kesaj predhe me predhen e gjetur ne viktimen Ziver Veizi por nuk identifikon qarte se eshte qitur nga e njejta arme. Kjo per faktin se predha e gjetur ne viktimen Aleks Nikaj eshte teper e demtuar dhe nuk ka elemente per t'u identifikuar. Kjo eshte deri ne kete moment pergjigjja qe kemi. Vazhdon te jete i njejte pozicioni i gardistit Agim Llupo per te cilin qe atehere ne kemi pasur nga laboratori yne i kriminalistikes qe predha e gjetur ne viktimen Ziver Veizi eshte qitur nga arma e gardistit Agim Llupo. Nderkohe vendimin e gjykates me arrest shtepie per tre personat do ta ankimojme. Por nuk mund te flasim per nje konflikt, eshte nje vendim gjykate dhe ne do te ndjekim kundershtite tona ne rruge ligjore".

Ina Rama, deklarata e plote per shtyp

Ne vijim te hetimeve qe lidhen me protesten e zhvilluar perpara Kryeministrise me daten 21 janar, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit (arrest ne burg) te shtetasve Ndrea Prendi, me detyre komandant i Gardes se Republikes, Margarit Kume, me detyre shofer i komandantit te Gardes se Republikes dhe Armando Kasaj , me detyre specialist i IT ne Keshillin e Ministrave.

Arrestimi i ketyre shtetasve eshte bere per arsyet e meposhtme.

Nga aktet e ekzaminimeve balistike te kryera si ne laboratorin e Kriminalistikes ne Tirane, ashtu edhe ne laboratoret e kriminalistikes se FBI ne SHBA, rezulton e provuar tej cdo dyshimi se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistolete tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numer P52796Z, jane realizuar 11 qitje ne drejtim te turmes. Nje nga predhat qe eshte qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera te qitura prej tij jane

gjendur ne pemet dekorative dhe ne muret e zyrave te UNHCR. Per te shmangur zbulimin e ketij fakti, ky person duke perfituar nga detyra qe mban, ka nderruar tyten e pistoletes se tij, me tyten e pistoletes se personit tjeter nen hetim, shtetasit Margarit Kume. Njekohesisht ai ka demtuar mekanikisht gjilperen goditese te pistoletes se tij, duke patur si synim qe nepermjet demtimit te saj te bente te pamundur qe ekspertet te evidentonin se gezhojat e gjetura ne vendngjarje ishin qitur nga arma e tij.

Modifikimet e bera ne armen e tij pas ngjarjes, jane provuar plotesisht nga ekzaminimet me te specializuara te kryera nga ekspertet e FBI.

Kjo eshte dhe arsyeja qe shtetasi Margarit Kume, me detyre shofer i Komandantit te Gardes, procedohet per krimin "Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Prokuroria ka hetuar edhe ne drejtim te fshirjes se pamjeve filmike te regjistruara nga kamerat e sigurise te Keshillit te Ministrave. Ekzaminimet me te specializuara te laboratoreve te FBI-se, konfirmuan pertej cdo dyshimi se ne date 21.01.2011, nga ora 19:24' deri 19:36', nga pajisja regjistruese e ketij sistemi, jane kopjuar te dhenat e regjistruara duke i hedhur ne nje pajisje te jashtme, (qe mund te jete Hard Disd, USB, DVD dhe DVD-Eriter). Ne momentin qe kane ndodhur ngjarjet, kane qene ne pune 11 kamera, te cilat kane qene te programuara te kryejne filmime te cilesise se larte. Filmimet e regjistruara nuk u vune dhe jane vene ende ne funksion te hetimit te Prokurorise, dhe ne dt. 22 janar 2011, ora 00.51, pajisjes i eshte bere

formatim te Hard Diskut duke fshire keshtu cdo regjistrim qe kish bere deri ne ate kohe (perfshire dhe filmimet e ngjarjeve gjate protestes).

Per kete arsye, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka proceduar duke kerkuar ne gjykate mase sigurimi arrest ne burg, per shtetasin Armando Kasaj, si specialist pergjegjes i IT, i cili teknikisht ka kryer veprimet e mesiperme, ne funksion te pengimit te zbulimit te se vertetes, krim ky i parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe per shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nisur nga pasojat teper te renda te kesaj ngjarjeje, veprimet e ketyre personave konsiderohen me rrezikshmeri teper te larte shoqerore dhe per kete arsye, masa e sigurimit arrest ne burg e kerkuar nga ana jone, eshte masa me e pershtatshme. Ne ndryshim nga vleresimi yne si prokurori, gjykata ka vendosur qe ndaj shtetasve te mesiperm te merret masa e sigurimit arrest shtepiak.

Organi i prokurorise, ne kuader te nje hetimi gjitheperfshires dhe te gjithanshem te ceshtjes, cmon se duhet te vazhdojne hetimet per te arritur ne nje konkluzion perfundimtar nese veprimet e dhunshme ne protesten e dt 21 janar, kane qene te organizuara dhe, nese po, cilet jane personat organizatore.

Ne kuader te ketij procedimi penal, nisur nga pasojat teper te renda te verifikuara ne vendngjarje, organi i akuzes ka kryer veprime hetimore per te zbardhur nese personat qe kane kryer veprime te dhunshme gjate tubimit, kane qene te organizuara dhe, nese po, identifikimi i tyre. Per kete piste hetimore, hetimi i eshte ngarkuar sherbimeve te policise gjyqesore Policise te Shtetit, prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane.

Keta te fundit, ne perfundim te hetimeve te kryera per kete veper penale, kane perpiluar relacionin perfundimtar per rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokuroreve pezullimin e hetimeve per vepren penale te "Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme" parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, jane kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore por nuk kane mundur te zbulojne organizatore apo nxites te dhunes te ushtruar gjate protestes se dates 21.01.2011.

Pavaresisht ketij sugjerimi, organi i prokurorise, ne kuader te nje hetimi gjitheperfshires dhe te gjithanshem te ceshtjes, cmon se duhet te vazhdojne hetimet per te arritur ne nje konkluzion perfundimtar nese veprimet e dhunshme kane qene te organizuara dhe, nese po, cilet jane personat organizatore.

Ne funksion te ketij qellimi, eshte e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, te cilet per shkak te nje roli aktiv gjate zhvillimit te protestes se dates 21 janar 2011 dhe te indiceve e te dhenave te grumbulluara tashme, krijojne dyshimin e arsyeshem se, me veprimet e kryera gjate zhvillimit te kesaj proteste, kane konsumuar vepren penale te "Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme", parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal.

Per te sqaruar plotesisht pozicionin e deputeteve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla ne raport me ngjarjet e dates 21.01.2011, per vepren penale te "Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme", lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Per keto arsye, Prokuroria e

Pergjithshme, i ka kerkuar Kuvendit te Shqiperise sot, me date 23.01.2012, dhenien e autorizimit per procedim te ketyre deputeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›