E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanarina

Një njeri i jep në autostradë me shpejtësi maksimale motorit të tij. Ai është aq i çmendur, sa nuk mban as kokore. Papritur diçka vjen drejt tij dhe i përplaset duke e goditur në kokë. Habitet miku, ndalon djathtas motorin dhe shikon se kishte goditur një kanarinë. E merr zogun e gjorë për ta varrosur, por pak minuta më pas shikon se ai nuk kishte ngordhur ende. Ai e merr kanarinën dhe e çon në shtëpi për ta mjekuar. Pasi ia bën të gjitha shërbimet e nevojshme kanarinës, ai e mbyll në kafaz. Ikin disa orë dhe kanarina më në fund zgjohet. Ajo shikon se ishte e rrethuar me hekura, mbulon fytyrën me krahët e saj dhe thotë me vete:
-Bobo, e paskam vrarë të shkretin...!

Avokati

-Si mund ta kuptosh një avokat kur ai gënjen?
-Buzët i lëvizin...

20 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›