E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Cup 2006, AMC-Dogana, finalja e madhe

Turneu i minifutbollit midis institucioneve të ndryshme shtetërore dhe një numri kompanish private, i quajtur "Tirana Cup 2006", ka arritur tashmë në fazën e tij finale, pasi dje është luajtur edhe gjysmëfinalja e dytë e kësaj veprimtarie, e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e 12 skuadrave, dhe tashmë njihen edhe emrat e dy skuadrave që do të diskutojnë trofeun. Këto dy skuadra janë AMC-ja dhe Dogana, të cilat kanë ngadhënjyer në gjysmëfinale, përketësish 2-1 ndaj Bankës së Shqipërisë dhe 3-1 ndaj Ministrisë së Financave, duke siguruar kështu "biletën" për në finale.
Kjo veprimtari, e cila nisi në javën e pare të nëntorit dhe do të përfundojë brenda këtyre ditëve të ardhshme, është zhvilluar në dy faza, në atë të grupeve, ku 12 skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në dy grupe me nga 6 skuadra secili, dhe dy të parat e cdo grupi u kualifikuan për më tej, në gjysmëfinale. Finalja e kësaj veprimtarie, e cila ka tërhequr jo pak vëmendje, qoftë përsa i përket sportdashësve, por edhe përsa i përket pasqyrimit në shtyp apo në media, do të luhet përpara një publiku të madh, në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", në kryeqytet, midis AMC-së dhe Doganave.

Grupi A

Rezultatet e ndeshjeve

Java e parë:
Western Union - Min. e Financave 4-2
AMC - Union Bank 5-2
Raifeissen Bank - DHL 1-0

Java e dytë:
Western Union - AMC 1-6
Min. e Financave - Raifeissen Bank 4-2
Union Bank - DHL 2-5

Java e tretë:
Western Union - Union Bank 6-3
Ministria e Financave - DHL 8-0
AMC - Raifeissen Bank 1-0

Java e katërt:
Western Union - Raifeissen Bank 5-1
Ministria e Financave - Union Bank 7-1
AMC - DHL 5-1

Java e pestë:
Western Union - DHL 4-1
Ministria e Financave - AMC 3-0
Union Bank - Raifeissen Bank 4-4

Renditja
1. AMC 5 4 0 1 17-7 12
2. Min. e Financave5 4 0 1 24-7 12
3. Western Union 5 4 0 1 20-13 12
4. Raifeissen Bank 5 1 1 3 8-14 4
5. DHL 5 1 0 4 7-20 3
6. Union Bank 5 0 1 4 12-27 1

Grupi B

Rezultatet e ndeshjeve

Java e parë:
Stihl & Viking - Banka e Shqipërisë 3-4
BKT - Banka Popullore 2-3
ProCredit Bank - Dogana 3-4

Java e dytë:
Stihl & Viking - BKT 2-6
Banka e Shqipërisë-ProCredit Bank 4-2
Banka Popullore - Dogana 2-5

Java e tretë:
Banka e Shqipërisë - Dogana 2-2
Stihl & Viking - Banka Popullore 5-1
BKT - ProCredit Bank 2-6

Java e katërt:
Banka e Shqipërisë-Banka Popullore 5-1
Stihl & Viking - ProCredit Bank 2-0
BKT - Dogana 3-3

Java e pestë:
Stihl & Viking - Dogana 3-5
Banka Popullore - ProCredit Bank 5-0
Banka e Shqipërisë - BKT 4-4

Renditja
1. Banka e Shqipërisë 5 3 2 0 19-12 11
2. Dogana 5 3 2 0 18-11 11
3. BKT 5 2 2 1 21-14 8
4. Stihl & Viking 5 2 0 3 12-14 6
5. Banka Popullore5 2 0 3 12-17 6
6. ProCredit Bank 5 0 0 5 7-22 0

Gjysmëfinalet

E shtunë, 16 dhjetor 2006:
Banka e Shqipërisë - AMC 1-2

E hënë, 18 dhjetor 2006:
Ministria e Financave- Dogana 1-3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›