Kanavaro, edhe pak dite dhe vesh fanellen e Juves
Menaxheri i Fabio Kanavaros, Xhatano Fedele pranoi mundesine e rikthimit te kapitenit te Italise, ne Torino. "Bisedimet kane shkuar ne nje pike te mire" - deklaroi ai. "Fabio do te vendose per te ardhmen e tij ne kete ore. Juve ka nje propozim interesant. Ai po kerkon nga ana tjeter, nje te ardhme me te mire dhe te vazhdoje karrieren me te njejtin shkelqim, dhe per kete arsye mundesia e rikthimit te Kanavaros eshte shume e madhe. Fedele deklaroi se edhe klubet jane ne kontakt per kalimin e lojtarit ne radhet e Juventusit. "Ne fund ka pasur nje kerkese nga ana e Juves. Me pare jane interesuar per kartonin e Kanavaros, edhe klubet te tjera te huaja. Por deshira e tij ishte qe te kthehej ne Torino, tek Juventusi. Jemi takuar me drejtuesit bardhezinj dhe pritet vetem konfirmimi", - theksoi Fedele. Rikthimi i Kanavaros, ne baze te medieve italiane, eshte ceshtje ditesh.