E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Bogdanin, sulmi i Kievos funksionon

Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, ndonese nuk ka shenuar ne ndeshjet e fundit, mori komplementet e trajnerit, per lojen e mire. Trajneri i Kievos, Di Karlo theksoi se ekipi i tij ka luajtur shume mire, por ne ndeshjet jashte sulmi, ka treguar efikasitete. "Fitorja jashte eshte e veshtire. Sulmi i Kievos i ka shfrytezuar shkelqyeshem rastet dhe ne kete pike kane merite lojtaret e ketij reparti", - theksoi trajneri. Bogdani ne pese ndeshjet e fundit eshte aktivizuar titullar ne fushe dhe ekipi i tij ka humbur vetem nje ndeshje, ndaj Milanit. Edhe kjo humbje eshte cilesuar e padrejte, pasi gjyqtari anuloi nje gol te rregullt te "Bogut".

Piloti i Jamahas kujton cdo episod, ne pisten japoneze

Valentino Rosi, per vendin e pare ne Japoni

Valentino Rosi ka nje kujtese te pabesueshme. Fitorja e vitit te kaluar ishte e posacme, pas dy vjetesh dhe GP ne Japoni ka nje kuptim te posacem per Rosin. Vitin e kaluar, gara e Japonise, i siguroi pilotit te Jamahes, titullin e kampionit te botes. "Gjate ketyre viteve Motegi nuk ka qene nje qark i mire per mua. Por pas gares se vitit 2008, te gjithe shpresojne se kjo rruge do te ne jape me shume kenaqesi". Rosi e hapi sezonin, me vendin e dyte, pas Dukatit e Kejsi Stoner, ne GP te Katarit. "Ne nje ose dy pistat e ardhshme, ne mund te ecim me mire", - theksoi piloti italian. "Mundohemi te permiresojme qendrimin tone gjate praktikes se lire, me qellim qe te jemi ne gjendje te dalim ne krye, kete te diel". Jorge Lorenzo fitoi ne Katar. "Per te dytin vit, me Jamahan, ne Moto GP, kthehemi te suksesshem ne shtepi",- theksoi Lorenco, para gares japoneze. "Ndjehem shume i motivuar perpara gares ne Japoni."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›