Tre "luanet" dhe Anglia perballe Barcelones
Beteja angleze, per nje vend ne finalen e Liges se Kampioneve, ka nisur pa dale ende ekipet ne fushe. Trajneret e ekipeve angleze, kane zbritur lojtaret rezerve ne kompeticionet dhe ndeshjet e tjera. Kupa e Anglise, eshte zbehur nga ekipet pjesemarrese, ne Ligen e Kampioneve. Arsenali dhe Celsi aktivizuan nje pjese te mire te futbollisteve te stolit, kurse Mancester Junajtid e la ekipin e pare, thuajse te gjithin ne stolin e rezervave, ne perballjen me Evertonin. Tre ekipe angleze do te diskutojne gjysmefinalet e "Champions" ne dy javet e ardhshme. Arsenali dhe Mancester Junajtid, do te ndeshen me njera-tjetren dhe Celsi do te perballet me Barcelonen. Ne finalen e Romes pritet te jete nje ekip finalist nga Anglia. Por nese Celsi do te eliminoje Barcen, finalja do te jete e tera angleze. Anglia do te jete perballe Barcelones, ekipi me i mire per momentin, ne syrin e opinionin sportiv evropian. Por edhe kampionet ne fuqi, Mancester Junajtid besojne se kane po ashtu ekipin me te mire ne Evrope. Aleks Ferguson insiston ne vendimin e tij, se aktivizimi i lojtareve te rinj ne gjysmefinalen e "FA Cup", me Evertonin, kishte te bente me nje te ardhme me te larget, se thjesht suksesi ne nje kompeticion pa shume rendesi. Ferguson tha se skuadra e tij, duhet te kthehet me e forte ne ndeshjet e tjera te kampionatit per t'i fituar ato, qe te siguroje titullin e Premier Liges nje nder objektivat kryesore te klubi. Perballe Portsmuthit, ne kampionat synohet fitorja. "Ne luajtem me lojtare te rinj dhe kur pashe se ne fushe, ata e cuan ndeshjen ne kohe shtese, kuptova se kemi nje skuader shume te forte. Duhet te marrim vendime te rendesishme per te ruajtur sa me teper energji, per te pasur besim dhe temperament te mire" - theksoi Aleks Ferguson Ne Angli neglizhenca e djajve te kuq eshte kritikuar nga klubet e tjera. "Klubi yne eshte ndertuar qe t'iu jape mundesi edhe lojtareve te rinj te luajne, dhe ndaj Evertonit ata nuk na zhgenjyen. Jam i kenaqur me performancen e tyre. Evertoni nuk pati asnje shans gjate ndeshjes. Nuk e pashe Evertonin qe te shenonte ne porten tone. Ishte zhgenjyese qe pashe te eliminoheshim ne fund nga "FA Cup". Por ne do te kemi ndeshje me te rendesishme. Te merkuren dhe te shtunen tjeter. Maceda dhe Uelbert jane te jashtezakonshem per mua", - deklaroi Aleks Ferguson.