Kanavaro, pronoton "numrin 29"
Reali i Madridit dhe mbrojtesi i qendres i Italise, Fabio Kannavaro jane duke biseduar me klubin e Juventusit per nje rikthim te mundshem, ne edicionin tjeter. Ne vere te vitit 2006, pas skandalit te Juves, qe e zbriti me vone ate ne Seria B, mbrojtesi i kombetares u largua drejt Realit. Napolitani nuk e ka rinovuar kontraten me merengesit dhe agjenti i tij konfirmoi se negociatat jane duke ecur me ritmin e duhur. Bazuar ne mediat italiane, Kanavoaro do te veshe fanellen me numrin 29, pasi ate me numer 5 e mban Zebina. Gjate dites se djeshme Kanavaro premtoi se pas kthimit tek ekipi i Juves do te kerkoje te shenoje suksese te tjera. Juventusi ka fituar me shume tituj, nga cdo skuader tjeter ne Itali. Bardhezinjte po mendojne qe tani per merkaton, me qellim qe te rikthehen ne fund te edicionit te ardhshem, ne suksesin e radhes. Nje prej drejtuesve kryesore te Juves, Elokan, eshte shprehur se perforcimet ne te tre repartet e Juves, do te kryhen me lojtare te njohur ne arenen nderkombetare. Pas Kanavaros, ne mbrojtje, pritet qe ne sulm Juves t'i bashkohet edhe Diego, i cili aktivizohet aktualisht me ekipin e Verder Bremenit.