E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Faji i vetem i Balotetelit ishte se i shenoi gol Juventusit

Hoze Murinjo doli ne mbrojtje te Mario Balotelit, pas korit racist, ne ndeshjen e fundit, ndaj Juventusit, qe solli debate te ashpra, ne gjithe Italine. "Nuk eshte per te diskutuar ndonje vendim nga ana e arbitrit, ose ndoshta per nje karton te verdhe qe eshte dhene gjate ndeshjes. Ne qofte se kundershtari zemerohet per shkak se Baloteli merr topin dhe shenon, pa pasur frike prej askujt, atehere nuk di se cfare te bej". Koret raciste? "Kam degjuar edhe ne vend te tjera, jo vetem ne Torino, thirrje raciste. Me vjen keq per denimin e Juves." Megjithate, ekziston qe nje gje e tille te perseritet edhe ne ndeshjen e kthimit te Kupes, kunder Sampdorias, por trajneri mendon vetem per suksesin e zikalterve, por vetem;: "Ne qofte se do te kete te papritura, gjate ndeshjes, - tha Murinjo -. Ne kete moment ne kujtojme se ne ndeshjen e fundit Sampdoria fitoi 3-0 dhe me kete rezultat ka nje avantazh te madh. Per ne do te jete e veshtire, por cdo gje eshte e mundshme. Ata thone se i kane 51% shanset e tyre, per te shkuar ne finale. Duke folur ne menyren mbrojtese, edhe Interi nuk e ka fituar titullin, por duhet te prese per ta zgjidhur ate edhe matematikisht." Per ndjekesit, ne kampionat ai thekson: "Ne qofte se Milani dhe Juve kane shenuar secila nga 18 pike, ne kemi shenuar me shume se 8. Ne nuk jemi me ne kampionat, por tani ne duhet te arrijme suksesin edhe ne kupe, sepse ky eshte stimul. Objektivi kryesor eshte se askush nuk do te ndryshoje objektivin tone," - shtoi portugezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›