E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi i librit shkollor, këtë vit, edhe në shkollat private



Skema e kompensimit të teksteve shkollore, e cila këtë vit do të përqendrohet në arsimin 9-vjeçar, do të përfshijë edhe arsimin privat. Rreth 2.8 milionë euro ose 310 milion lekë të reja, është fondi që Ministria e Arsimit, ka vënë në dispozicion këtë vit, për kompensimin e librit shkollor. Çështja nëse shkollat bazë 9-vjeçare private do të përfitojnë kompensimin e librit shkollor njëlloj si ato publike do të shqyrtohet më tej në ditët e ardhshme. Sindikatat dhe shoqatat e prindërve kanë rënë dakord se nuk duhet të ketë diskriminim midis sektorit privat dhe atij publik në arsim. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, zhvilloi dje në MASH një konsultë me krerët e sindikatave të arsimit dhe përfaqësues të shoqatave të prindërve për të diskutuar rreth propozimeve të disa ditëve më parë të këtyre sindikatave për kompensim të librit shkollor dhe përqendrimin e tij vetëm për nxënësit e arsimit bazë, 9-vjeçar. Buxheti i shtetit parashikon çdo vit një fond për kompensim të librit shkollor, i cili shpërndahet sipas një udhëzimi të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe atij të Financave. Qëllimi është mbështetja financiare e përdoruesve, pra nxënësve dhe prindërve, me qëllim zvogëlimin e kostos së librave shkollorë, që blen çdo familje çdo vit shkollor.

Nis rikualifikimi urban i sheshit të “Xhamllikut”
Pas tre muajsh sheshi “Shtraus” i njohur ndryshe si “Xhamlliku”, do të shndërrohet në një shesh urban për këmbësorët. Me një fond prej rreth 22 milionë lekësh investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, në kuadrin e rikualifikimeve urbane të shesheve në Tiranë, sheshi “Shtraus” do të jetë pjesë e listës së shesheve të cilët së shpejti do t’i ofrojnë Tiranës një tjetër imazh. Shtrimi i sipërfaqeve të sheshit do të bëhet kryesisht me beton të derdhur në vend, me stampim dekorativ. Periferitë e sheshit do të konturohen me kufizues trafiku. Ndriçimi është element i rëndësishëm në shesh. Ai do të bëjë të mundur që sheshi të jetë po aq i gjallë gjatë mbrëmjeve sa edhe ditën. Sheshi Shtraus ndodhet në pjesën lindore të Tiranës, përgjatë aksit të rrugës “Qemal Stafa”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Hoxha Tahsim”. Aktualisht pjesa qendrore e sheshit shërben si pikë kontakti për pensionistët dhe fëmijët e blloqeve të banimit rreth tij. Ai identifikohet gjithashtu një ishull në trafikun automobilistik.
Shtrimi i sipërfaqeve të sheshit do të bëhet kryesisht me beton të derdhur në vend, me stampim dekorativ. Periferitë e sheshit do të konturohen me kufizues trafiku.
Ndriçimi është element i rëndësishëm në shesh. Ai do të bëjë të mundur që sheshi të jetë po aq i gjallë gjatë mbrëmjeve sa edhe ditën.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›