E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo “kurorëzon” Kakanë: " Milani me i dobet se Mancesteri"

Kristiano Ronaldo kurorëzon Kakanë, por jo Milanin: "Ai është më i mirë, por si "Djajtë e kuq", nuk është askush". Anësori i Mancesterit është shumë i përqendruar për sfidën delikate të Portugalisë në kërkim të një vendi në finlet e Euro 2008. Ylli portugez ka dhënë një intervistë për gjendjen e futbollit anglez dhe europian për revistën vieneze "Heute". "Për momentin më i mirë në botë është Kaka, por Milani është inferior në krahasim me Mancester Junaitid. Mendoj se ne jemi favoritët e vërtetë në Ligën e Kampioneve, me dy ekipet milaneze dhe ato spanjolle pas nesh" – pranon pa modesti false kampioni portugez, që ka për idhull francezin Erik Kantona, ish- futbollistin e Mancesterit, i cili ka mbajtur numrin 7 ashtu si Ronaldo. Kristiano jep edhe një mendim për Celsin. "Pa Murinjon, besoj se do të kenë një sezon të vështirë, nuk e di se si mund të luajnë pa të. Nuk them se Celsi nuk do të luftojë për titullin, por do të isha një gënjeshtar nëse do të mohoja faktin se kanë vështirësi. Tani mendoj për Kombëtaren: nesë do të kualifikohemi, them se mund të synojmë edhe titullin së bashku me Italinë, Gjermaninë, Anglinë dhe Francën"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›